Ekonomitë e vendeve ku vepron Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për shkak të pandemisë së COVID-19, gjatë vitit 2020 pritet të tkurren me një mesatare prej 3.5 për qind, kurse për vitin 2021 këto shtete do të kenë rritje prej 4.8 për qind.
Kështu thuhet në raportin “Perspektivat Ekonomike Rajonale të vendeve të BERZH-it“, prezantuar nga vetë banka, shkruan Telegrafi.
Për sa i përket Kosovës, BERZH thotë se gjatë vitit aktual rënia ekonomike do të jetë 5 për qind, kurse rikthimi i saj do të jetë 7.5 për qind.
“Kosova ka nivelin më të lartë të papunësisë në rajon, me një në katër persona që janë në moshë për punë dhe një në dy të rinj të papunë. Efektet e masave që synojnë kontrollin mbi pandeminë dhe një rënie të mundshme e dërgesave nga diaspora, pritet të ketë efekt në rënien e Prodhimit të Brendshëm Bruto me 5 për qind gjatë vitit 2020, kurse gjatë vitit 2021 rritja do të jetë 7.5 për qind”, thuhet në raport, përcjell Telegrafi.
Për sa i përket vendeve të Ballkanit Perëndimor, BERZH parashikon që në Bosnja e Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Serbia pritej të vuajnë nga prishja e zinxhirëve të furnizimit botëror, për shkak të bazave të tyre të forta prodhuese. Shqipëria dhe Mali i Zi do të preken në turizëm, kurse Kosova dhe në një farë mase në ekonomitë e tjera të rajonit, rënia e remitencave do të zvogëlonin kërkesën e brendshme.
Po ashtu, sipas një publikimi të Bankës Botërore thuhet se ekonomia e Kosovës do të pësojë rënie prej 4.5 për qind në vitin 2020 (skenari bazë), e që do të pasohet me rikthim në rritje në vitin 2021. Ndërkaq parashihet se situata mund të përkeqësohet, nëse recesioni vazhdon dhe ekonomia të bie deri minus 11.3 për qind.
Ky institucion parasheh se nëse shpërthimi i pandemisë zgjat dhe masat frenuese mbeten në fuqi deri në fund të tremujorit të tretë të vitit 2020, atëherë edhe recesioni do të jetë më i gjatë.
“Shpërthimi i COVID-19 dhe masat e nevojshme të frenimit janë duke shkaktuar presion të paparë për investimet, konsumin privat, por edhe për eksportet dhe remitancat nga diaspora. Ndërsa konsumi mund të rikthehet ndërkohë që ekonomia rimëkëmbet, eksportet e shërbimeve dhe investimet do të marrin më shumë kohë për t’u rimëkëmbur. Në këtë kontekst, të hyrat publike do të pësojnë rënie të konsiderueshme”, thuhet në raport, përcjell Telegrafi.
Edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar thotë se ekonomia e vendit tonë do të pësoj rënie prej 5 për qind.
Sipas FMN-së, kjo perspektivë e përkeqësuar ekonomike pritet të rezultojë në hendeqe të financimit të jashtëm dhe atë fiskal.
“Pandemia e COVID-19 dhe masat e ndërmarra për kontrollimin e saj kanë dobësuar rëndë perspektiven ekonomike të Kosovës. Ekonomia pritet të tkurret për 5 për qind në vitin 2020 pasi të hyrat nga turizmi, remitencat, eksportet e mallrave dhe IHD-të do të ulen si pasojë e kufizimeve të udhëtimit dhe efektit të COVID-19 te partnerët tregtarë dhe shtetet prej nga vijnë remitancat e diasporës. Perspektiva e përkeqësuar ekonomike pritet të rezultojë në hendeqe të financimit të jashtëm dhe atë fiskal”, thuhet në një njoftim të FMN-së, përcjell Telegrafi.
Kurse, Banka Qendrore e Kosovës thotë se, ekonomia e vendit të pësoj rënie dëri në minus 4 për qind.
Për tejkalimin e kësaj periudhe të pandemisë, Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar Pakon Emergjente Fiskale në vlerë prej 179.65 milionë euro për t’i ndihmuar bizneset dhe individët që ta tejkalojnë këtë krizë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
Qysh dush qitja lapsin, ma lirë sun gjen!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje