LAJMI I FUNDIT:

Fondi Monetar: Ekonomia e Kosovës gjatë këtij viti do të tkurret për 5 për qind

Fondi Monetar: Ekonomia e Kosovës gjatë këtij viti do të tkurret për 5 për qind

Fondi Monetar Ndërkombëtar thotë se për shkak të pandemisë së COVID-19, ekonomia e Kosovës pritet të tkurret për 5 për qind.

Sipas FMN-së, kjo perspektivë e përkeqësuar ekonomike pritet të rezultojë në hendeqe të financimit të jashtëm dhe atë fiskal.


“Pandemia e COVID-19 dhe masat e ndërmarra për kontrollimin e saj kanë dobësuar rëndë perspektiven ekonomike të Kosovës. Ekonomia pritet të tkurret për 5 për qind në vitin 2020 pasi të hyrat nga turizmi, remitencat, eksportet e mallrave dhe IHD-të do të ulen si pasojë e kufizimeve të udhëtimit dhe efektit të COVID-19 te partnerët tregtarë dhe shtetet prej nga vijnë remitancat e diasporës. Perspektiva e përkeqësuar ekonomike pritet të rezultojë në hendeqe të financimit të jashtëm dhe atë fiskal”, thuhet në një njoftim të FMN-së, përcjell Telegrafi.

Prandaj, për të ndihmuar Kosovën, ky institucion se ka miratuar ndihmën financiare për Kosovën në vlerë prej 51.6 milionë eurosh, ndihmë kjo që është në kuadër të Instrumentit për Financim të Shpejtë (RFI).

Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi ka njoftuar se FMN-ja ka miratuar ndihmën financiare për Kosovën, me qëllim të përballimit të situatës së krijuar nga COVID-19.

Po ashtu, Bislimi ka thënë se, “në ditët dhe javët në vijim, presim edhe aprovime të financimeve nga institucionet tjera financiare ndërkombëtare, si pjesë e mobilizimit tonë për gjetjen e burimeve shtesë të financimit, pas boshllëkut buxhetor, të krijuar nga ngjarjet e fundit”. /Telegrafi/