LAJMI I FUNDIT:

Vdekje e dyshimtë në Graqanicë, djali gjen babanë e qëlluar nga arma e zjarrit në dhomën e tij

Vdekje e dyshimtë në Graqanicë, djali gjen babanë e qëlluar nga arma e zjarrit në dhomën e tij
Foto: Ilustrim

Pasditen e së mërkurës në Graqanicë, Policia e Kosovës është njoftuar për një rast të vdekjes së dyshimtë.

Një qytetar ka informuar se ka gjetur babanë e tij në dhomë të shtrirë e të qëlluar nga arma e zjarrit, ku policia ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Graqanicë 06.05.2020 – 18:05. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në dhomën e babait të tij, është dëgjuar një e shtënë nga arma e zjarrit dhe kur ka hapur derën ka parë babain e tij të shtrirë të qëlluar nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes, është gjetur dhe konfiskuar pistoletën dhe një gëzhojë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.


Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës mashkull kosovar është dërguar në Institutin e Mjeksisë Ligjore për obduksion. /Telegrafi/