Ish-këshilltari i kryeministrit në detyrë Albin Kurti, Shkëlzen Gashi, ka thënë se shqiptarët e Kosovës si shumicë në Kosovë duhet të hapin debat për krimet e kryera.
Gashi deklaroi se është absurde tentimi për të barazuar krimet.
“Shoqëria kosovare, kur them shoqëria kosovare i mendoj shqiptarët e Kosovës si shumicë në shtetin e Kosovës, duhet të hap debat për këtë temë dhe duhet të diskutoj edhe nuk duhet të frikësohet nga kjo temë sepse askush nuk po tenton t’i barazoj sepse është absurde me tentu me i barazuar këto krime”, tha Gashi, në Rubikon në Klan Kosova.
“Është krejt e pamundshme sepse prej 10 të vrarëve 9 janë vra prej forcave serbe Jugosllave dhe edhe po të duam nuk mund t’i barazojmë këto krime edhe duhet të diskutojmë për këtë sepse ky është një nga parakushtet për të pasur marrëdhënie të mira ndër fqinjësore dhe për tu integruar bashkë në strukturat Euroatlantike.”
Gashi theksoi se asnjëherë nuk ka thënë se UÇK-ja ka kryer krime, mirëpo përfaqësuesit e Gjykatës Speciale gjithmonë e kanë bërë të qartë se UÇK-ja nuk ka bërë krime por dyshohet se individ brenda saj kanë kryer krime ndaj pjesëtarëve të pakicave etnike.
“Unë asnjëherë nuk kam thënë që UÇK-ja ka kryer krime dhe nuk besoj që e ka thënë dikush prej ndërkombëtarëve që është marrë me këto duke filluar nga Carla Del Ponte, prokurores zvicerane që ka qenë kryeprokurore e Tribunalit Ndërkombëtar për Krime luftë në Ish Jugosllavi, e cila ka qenë e para që e ka hap këtë temë kështu më seriozisht, e duke vazhduar me Dick Marty ose Clint Williamson, prokurori amerikan edhe me vetë Gjykatën Speciale. Edhe vetë përfaqësuesit e Gjykatës Speciale gjithmonë e kanë bërë të qartë që nuk është UÇK-ja që ka bërë krime, por dyshohet se individ brenda UÇK-së kanë kryer krime ndaj pjesëtarëve të pakicave etnike dhe këto krime duhet të gjykohen edhe nëse ka dëshmi të pakontestueshme edhe të dënohen”, deklaroi Gashi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore