LAJMI I FUNDIT:

Evra flet për herë të parë për kërcënimet që i kishte marr nga fansat e Liverpoolit pas incidentit me Suarezin

Evra flet për herë të parë për kërcënimet që i kishte marr nga fansat e Liverpoolit pas incidentit me Suarezin

Ish-mbrojtësi i Manchester United, Patrice Evra ka zbuluar se mori kërcënime me vdekje nga të burgosurit pas incidentit me sulmuesin e atëhershëm të Liverpoolit, Luis Suarez në vitin 2011.

Suarez ishte shpallur fajtor për sjellje të pahijshme dhe për komentet fyese ndaj Evras nga FA dhe u pezullua për tetë ndeshje.


Pas ngjarjes, Evra thotë se kërcënimet i janë dërguar atij, përmes klubit dhe shumë nga porositë kërcënuese vinin nga të burgosurit. Evra kishte punësuar roje sigurie për të mbrojtur veten dhe familjen e tij.

“Manchester United mori kaq shumë letra kërcënuese për mua”.

“Njerëzit thoshin:”Ne jemi në burg, ne jemi tifozë të Liverpoolit. Kur të dalim jashtë, do të vrasim ty dhe familjen tënde”.

“Për dy muaj, kisha siguri kudo ku shkoja. Ata flinin para shtëpisë time. Kudo ku shkoja, sigurimi më ndiqte”.

“Ishte një kohë e vështirë, por unë nuk u tremba. Familja ime u tremb: gruaja dhe vëllai im, por unë jo”.

“Unë nuk mund ta kuptoja pse njerëzit më urrenin aq shumë. Ata nuk e dinin të vërtetën”, ka treguar ai.

Evra tregon se Liverpool i ka kërkuar falje vite më vonë – një gjest për të cilin Evra thotë se ka shumë respekt.

“Kam marrë një e-mail nga drejtuesi i Liverpooli, ku më ka kërkuar falje për atë që ndodhi nëntë vjet më parë”.

“Ai më tha se unë jam i mirëpritur të vij në Liverpool nëse kam nevojë për ndonjë gjë. Me të vërtetë më preku sepse më mirë vonë se kurrë”, ka thënë Evra. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?

Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?

Ndërkombëtare
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Kalo në kategori