LAJMI I FUNDIT:

Policia arreston 12 persona për mos zbatim të vendimeve gjatë epidemisë

Policia arreston 12 persona për mos zbatim të vendimeve gjatë epidemisë

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar 12 persona të cilët nuk zbatuan vendimet e marra për parandalim të përhapjes së COVID-19.

Prizreni për disa ditë më radhë vazhdon të mbetet komuna me numrin më të madh të personave të arrestuar. Vetëm gjatë 24 orëve në këtë komunë u arrestuan 7 persona.

Në Gjilan u arrestuan 3 dhe në Prishtinë 2 persona.


Rastet e plota sipas raportit të policisë:

Rr. Vushtrrisë, Prishtinë 29.04.2020-22:45. Janë ndaluar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që te njëjtit nuk e kanë respektuar vendimin e Qeverisë. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Gjilan 30.04.2020-00:40. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se nuk e ka respektuar vendimin e Qeverisë. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Fsh. Velekincë, Gjilan 30.04.2020-00:40. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se nuk e ka respektuar vendimin e Qeverisë. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Gjilan 30.04.2020-21:20. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se nuk e ka respektuar vendimin e Qeverisë. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Rr. Ismail Kryeziu 30.04.2020 – 11:30. Është ndaluar një i dyshuar mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Fsh. Novak, Prizren 30.04.2020 – 14:35. Janë ndaluar tre të dyshuar meshkuj kosvar pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Fsh. Malsi e Re, Prizren 30.04.2020 – 14:35. Janë ndaluar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Rr. Ismail Kryeziu, Prizren 30.04.2020 – 11:36. Është ndaluar një i dyshuar mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/