“Ai është i pari që vuan” – Aguero i del në mbrojtje Messit për kritikat rreth formës së tij te Argjentina
Sergio Aguero ka thënë se ai nuk i kupton kritikat ndaj Lionel Messit që i bëhen kur luan për Argjentinën.
Sulmuesi i Manchester Cityt që luanë së bashku në kombëtare me yllin e Barcelonës, ka bërë të ditur se 32-vjeçari jep gjithçka nga vetja për të arritur suksese.
Madje, Aguero ka thënë se gjashtë herë fituesi i Topit të Artë vuan më shumë nga të gjithë kur Argjentina dështon në gara ndërkombëtare.
“Jemi shumë të mërzitur ku humbim me ekipin kombëtar. Ne vuajmë dhe kalojmë kohë të vështira pas humbjeve. Mund të luaj në Kupën e Botës 2022 pa dhimbje, edhe pse kam probleme në gju. Por, tani të gjitha forcat janë përqendruar vetëm në Kupën e Amerikës”, ka thënë fillimisht ai.
“Unë dhe Mesi kemi punuar së bashku që nga viti 2005. Nuk i kuptoj ata që e kritikojnë se si luan në ekipin kombëtar. Ai është i pari që vuan nga mossuksesi, por vazhdon të qëndrojë në ekipin kombëtar”.
“Messi është shumë i shpejtë dhe nuk u jep kundërshtarëve të tij kohë të reagojnë. Është e pamundur të analizohet”, ka shtuar më tej Aguero.
Sulmuesi aktualisht ka kontratë me Cityn deri në verën e vitit 2021 dhe me gjasë që ai nuk do mund të luajë më në kombëtaren e Argjentinës, pasi mosha e tij nuk lejon më atë të luajë në nivele të larta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale” – Xhaka flet pas fitores së madhe
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës – shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale
Vlerësimi për Berat Gjimshitin dhe të tjerët, Marsille 1-1 Atalanta
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit