LAJMI I FUNDIT:

Roma fillon bisedimet me Barcelonën për Junior Firpon

Roma fillon bisedimet me Barcelonën për Junior Firpon
Junior Firpo . (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)

Junior Firpo do të largohet nga Barcelona vetëm pas një viti qëndrim.

Mbrojtësi i majtë spanjoll iu bashkua gjigantëve katalunas nga Real Betis verën e vitit të kaluar për një shumë prej 18 milionë euro.


Por aventura e tij në Barcelonë nuk ka shkuar siç është më së miri, pasi lojtari ka luajtur vetëm 17 ndeshje në të gjitha garat, ku në shumicën prej tyre është inkuadruar nga banka rezervë.

Barcelona është gati ta shes mbrojtësin spanjoll dhe e ardhmja e tij duket se do të jetë në Itali.

Roma është skuadra më e interesuar për Firpon dhe tanimë kanë nisur kontaktet mes dy klubeve për lojtarin.

Junior Firpo . (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)

Kampionët në fuqi të Spanjës i kanë bërë të qartë kryeqytetasve italian se do ta lejonin largimin e Firpos nëse paguhet shuma prej 20 milionë eurove.

Giallorosët duan një mbrojtës të fortë për krahun e majtë, pasi Aleksandër Kolarov pritet t’i mbushë 35 vite dhe nuk do të jetë në gjendje t’i luaj të gjitha ndeshjet.

Roma dhe Barcelona kanë marrëdhënie të shkëlqyera dhe ky transferim pritet të finalizohet lehtë.

Tani i mbetet klubit italian ta bindin lojtarin për tu transferuar në Olimpico, pasi ofertat për të nuk mungojnë edhe nga skuadra të tjera. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lajm i hidhur për Arsenalin para formatit të ri në Ligën e Kampionëve

Lajm i hidhur për Arsenalin para formatit të ri në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Rritja graduale e Arbër Hoxhës - nga Istogu te ftesa për Euro 2024

Rritja graduale e Arbër Hoxhës - nga Istogu te ftesa për Euro 2024

Bardh Maxhuni
Fituesit e ligave mund të përjashtohen nga Championsi për shkak të një rregulli të çuditshëm

Fituesit e ligave mund të përjashtohen nga Championsi për shkak të një rregulli të çuditshëm

Liga e Kampionëve
Formacioni me lojtarët që kanë mbetur jashtë Euro 2024 – përfshirë yjet e Real Madridit, Arsenalit dhe Man City

Formacioni me lojtarët që kanë mbetur jashtë Euro 2024 – përfshirë yjet e Real Madridit, Arsenalit dhe Man City

Përfaqësueset
Haaland prezantohet zyrtarisht nga klubi i njohur, detyrohet t’i kontaktojë për ta fshirë njoftimin

Haaland prezantohet zyrtarisht nga klubi i njohur, detyrohet t’i kontaktojë për ta fshirë njoftimin

Ndërkombëtare
Ancelotti zbulon klubin ku do të pensionohet si trajner

Ancelotti zbulon klubin ku do të pensionohet si trajner

La Liga
Kalo në kategori