LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë rastet e dhunës në familje, për 24 orë u raportuan gjashtë raste në polici

Vazhdojnë rastet e dhunës në familje, për 24 orë u raportuan gjashtë raste në polici
Foto: Ilustrim

Rastet e dhunës në familje po vazhdojnë të jenë ende të pranishme në vendin tonë.

Vetëm gjatë tre mujorit të këtij viti ka pasur rritje të këtyre rasteve.

E sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, u raportuan 6 raste të tilla.


Rastet sipas raportit:

Graqanicë 15.04.2020 – 02:08. Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje.

Gllogoc 23.04.2020 – 11:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht babain e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 23.04.2020 – 12:55. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht nënë e saj viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Gjilan 23.04.2020 – 17:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi të njëjtit janë rrahur me viktimën mashkull kosovar lidhur me një çështje familjare. Njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime të lehta dhe posedon raport mjekësor. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Vushtrri 21.04.2020 – 10:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka shkelur urdhrin mbrojtës dhe ka sulmuar fizikisht nënën e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Mitrovicë –Jug 23.04.2020-16:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht prindërit e tij. I dyshuari fillimisht është dërguar në QKMF në Mitrovicë dhe më pas është dërguar në stacion të policisë. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/