LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi unik i Arbër Zenelit për skuadrat që e kërkonin: Chelsea është interesuar shumë, për Ajaxin do të udhëtoja në këmbë deri në Amsterdam

Rrëfimi unik i Arbër Zenelit për skuadrat që e kërkonin: Chelsea është interesuar shumë, për Ajaxin do të udhëtoja në këmbë deri në Amsterdam

Arbër Zeneli ka qenë i ftuari i radhës i gazetarit Romak Zeqiri në faqen zyrtare të redaksisë së sportit së Telegrafit në Instagram.

Njëri nga futbollistët më të mirë të Kosovës ka folur gjerë e gjatë për karrierën e tij, por edhe për jetën private.


Djaloshi nga Mitrovica ka folur edhe për interesimin e shumë skuadrave gjatë afatit kalimtar të janarit në vitin 2019, para se të kalonte në Reims.

Zeneli ka konfirmuar për Telegrafin se gjiganti anglez Chelsea ishte interesuar shumë për transferimin e tij.

“Ka pasur interesim të madh nga Chelsea dhe kjo gjë më bënte mua krenar. Chelsea u interesuar shumë, por në fund nuk erdhi ajo oferta zyrtare që pritke Heerenveeni dhe unë dhe kësisoj iu bashkova Reimsit”, deklaroi Zeneli për Telegrafin.

Vitin e kaluar ishin mediat holandeze që raportonin për interesimin e Ajaxit për yllin kosovar.

25-vjeçari thotë se sa i përket Ajaxit nuk ka pasur ofertë zyrtare, pasi nëse do të ishte një gjë e tillë do të nisej në këmbë për në Amsterdam.

“Ka pasur raportime për interesimin e Ajaxit, por ofertë zyrtare jo. Nëse do të më kërkonte përnjëmend Ajaxit do të nisesha në këmbë për në Amsterdam”, deklaroi duke qeshur Zeneli për Telegrafin.

Reprezentuesi kosovar iu bashkua skuadrës franceze Reims për katër milionë euro në janarin e vitit të kaluar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori