LAJMI I FUNDIT:

Wan-Bissaka zgjedh kundërshtarin më të vështirë në stërvitje te Unitedi

Wan-Bissaka zgjedh kundërshtarin më të vështirë në stërvitje te Unitedi

Aaron Wan-Bissaka e ka emëruar Marcus Rashfordin si lojtar që ai e konsideron më të vështirin për t’u përballur kundër tij në stërvitje te Manchester Unitedi.

Mbrojtësi i djathtë iu bashkua Unitedit nga Crystal Palace verën e kaluar në një marrëveshje prej 45 milionë funtesh.


22-vjeçari ka shijuar një sezon të parë të mirë në Old Trafford, duke bërë 34 paraqitje të klubit, ndërsa paraqitjet e mira ia kanë siguruar ftesën nga Anglia.

Rashford i kënaqur me metodat dhe mësimet e Solskjaerit
Lexo po ashtu Rashford i kënaqur me metodat dhe mësimet e Solskjaerit

Në një intervistë në faqen zyrtare të klubit, Wan-Bissaka ka thënë se aftësitë e tij si mbrojtës janë rritur duke pasur kundërshtar të klasit të lartë çdo ditë në stërvitje, veçanërisht sulmuesi Rashford.

“Ai është thjesht i paparashikueshëm. Kur u bashkova për herë të parë me Unitedin dhe dola kundër tij në stërvitje, ai po bënte gjëra që unë me të vërtetë nuk i prisja”, ka thënë fillimisht Wan-Bissaka.

Wan-Bissaka dhe Rashford gjatë një stërvitje

“Unë mendoja se ai do të shkonte në një rrugë të caktuar, por ai shkonte në një tjetër rrugë, ose unë mendoja se ai ishte gati të bënte një gjë dhe ai bëri një tjetër, kështu që ai është me të vërtetë i ndërlikuar për të luajtur kundër tij”.

“Kënaqem me këtë; ka qenë me të vërtetë mirë për zhvillimin tim për ta testuar veten kundër tij dhe sulmuesve të tjerë që kemi në klub”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori