Për shkak të krizës së Coronavirusit, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur brenda disa muajve parashikimet e tij për ekonominë botërore më shumë se kurrë më parë.
FMN thotë se kriza do të jetë më e madhe që nga Depresioni i Madh.
“Bota ka ndryshuar në mënyrë dramatike në tre muajt e fundit dhe viti 2020 do të sjellë ndoshta një recesion edhe më të rëndë se sa kriza e madhe në vitet 1930. Kjo krizë është si asnjë tjetër deri tani”, thuhet në prognozën e fundit për ekonominë botërore të FMN-së.
Situata ekonomike është më e keqe sesa në krizën financiare e viteve 2008-2009. FMN pret një rikthim të fortë gjatë vitit të ardhshëm, por pranon se ky vlerësim varet kryesisht nga kohëzgjatja e pandemisë dhe në fund mund të ketë po ashtu humbje.
Sipas FMN-së, në vitin 2020 ekonomia botërore do të tkurret me 3 për qind. Në këtë mënyrë parashikmet e bëra në muajin janar ulen me 6.3 pikë.
Ekonomia botërore shënoi stanjacion gjatë krizës financiare, por në atë kohë u prekën kryesisht vendet e industrializuara. Kurse tani po preken de fakto të gjitha vendet. FMN i konsideron programet e gjera të masave të shpëtimit të qeverive të shumta, që kanë arritur në disa trilion dollar, si pozitive.
Sipas FMN-së, një rimëkëmbje graduale pritet të fillojë në gjysmën e dytë të vitit. Në vitin 2021 ekonomia botërore pritet të rritet me 5.8 për qind.
“Nëse jeta publike, e cila thuajse është ndërprerë, rifillon përsëri së bashku me ekonominë në gjysmën e dytë të vitit, në vitin 2021 mund të ketë një rimëkëmbje të pjesshme. Sidoqoftë kjo prognozë lidhet me pasiguri të jashtëzakonshme. Gjendja mund edhe të përkeqësohet dhe kjo varet kryesisht nga kohëzgjatja e pandemisë”, tha presidentja e FMN-së, Kristalina Georgieva.
Fondi thotë se kriza i ka prekur të gjitha vendet, por vendet e varfëra dhe vendet në zhvillim nuk mund të reagojnë aq mirë ndaj saj.
Ato kanë sisteme më të këqija shëndetësore, më pak rezerva në buxhet dhe janë nën presion në rritje nga investitorët.
“Dy muajt e fundit nga portofolet e vendeve në zhvillim janë tërhequr rreth 100 miliardë dollarë – tri herë më shumë sesa gjatë krizës financiare botërore”, tha ajo.
Georgieva shtoi se së fundit më shumë se 90 vende kanë bërë kërkesë për financime për raste emergjence. Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë. Drita jeshile u është dhënë tashmë programeve të ndihmës për Ruandën, Madagaskarin dhe Togon. FMN mund të japë hua deri në një trilion dollarë.
FMN-ja aktualisht po shqyrton instrumentet që ka në dorë për të ndihmuar si linja kredie paraprake dhe në disa raste, për vende tepër të varfëra edhe lehtësim të borxheve, në mënyrë që të investohen më shumë para në sistemin shëndetësor. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak