LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo ishte arsyeja pse Ferguson e largoi holandezin Nistelrooy nga Unitedi

Ronaldo ishte arsyeja pse Ferguson e largoi holandezin Nistelrooy nga Unitedi

Sulmuesi holandez, Ruud van Nistelrooy do të vlerësohet si një nga shënuesit më të mëdhenj i golave te Manchester Unitedi.

Por, pavarësisht se shënoi 95 herë për klubin, koha e tij në Old Trafford do të njolloset përgjithmonë pasi u zbulua pse koha e tij nën urdhrat e Sir Alex Ferguson mori fund.

Besohej se koha e van Nistelrooy në United përfundoi për shkak të një marrie të tij gjatë finales së Kupës Carling të 2006-ës. Lojtari thuhej se është fjalosur me Fergusonin pasi nuk u përdor si zëvendësues kundër Wigan Athletic.


Rooney: Nistelrooy u largua shkaku i Ronaldos prej Manchester Unitedit
Lexo po ashtu Rooney: Nistelrooy u largua shkaku i Ronaldos prej Manchester Unitedit

Menjëherë pas këtij incidenti me Ferguson, sulmuesi holandez nënshkroi për Real Madridin dhe pjesa tjetër është histori.

Por, 11 vjet pas largimit të tij nga Old Trafford, një segment nga një libër i botuar nga ish shefi i komunikimit te Unitedi, Alastair Campbell, ka zbuluar një arsye tjetër të mundshme pas largimit të tij dhe kjo përfshin Cristiano Ronaldon.

Campbell, i cili është një mik i mirë i Fergusonit, ka thënë se Fergie i tregoi atij për largimin e van Nistelrooyit, duke përmendur se sa e vështirë ishte të menaxhonte holandezin.

“Fundi i tij ishte kur ai i tha Cristiano Ronaldos se kishte gjetur një baba të ri Carlos Queiroz [ndihmësin e Ferguson] menjëherë pasi babai i Ronaldos, i cili ishte një alkoolist, kishte vdekur”, ka thënë fillimisht Campbell për The Times.

“Carlos i kërkoi të tregonte respekt dhe ai [Nistelrooy] tha që ai nuk e respektonte askënd. Ai më vonë kërkoi falje, por CR nuk e pranoi atë”.

“Alex dërgoi Van Nistlerooyin në shtëpi kur ai dëgjoi më vonë rreth kësaj. Ai nuk ishte i sigurt se çfarë do të bënte me të”, përfundoi Campbell.

van Nistelrooy shkoi te Real Madridi, Hamburg dhe Malaga përpara se të tërhiqej në vitin 2012, por koha e tij te Unitedi është padyshim koha më i mirë në futboll.

Holandezi ka luajtur me emra si Ryan Giggs, Paul Scholes, ZInedine Zidane, Raul, Clarence Seedorf, Patrick Kluivert, e shumë tjerë të njohur. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol  kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

La Liga
Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm

Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm

Serie A
Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi

Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi

Ndërkombëtare
Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Premier League
Milan afër që të largojë dy lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar

Milan afër që të largojë dy lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar

Serie A
Kalo në kategori