LAJMI I FUNDIT:

“Jo në supermarket, parukeri e as telekomandë e dorezë dere”: Shkencëtari gjerman hedh dyshime rreth përhapjes së coronavirusit

“Jo në supermarket, parukeri e as telekomandë e dorezë dere”: Shkencëtari gjerman hedh dyshime rreth përhapjes së coronavirusit

Studiuesit në Gjermani po përpiqen të zbulojnë sa më shumëse si përhapet coronavirusi dhe si ta përmbajnë atë. Kështu, ata kanë krijuar një qendër në një nga pikat më të goditura nga Gjermania për të gjetur përgjigje.

A mund të infektoheni me coronavirus pasi të përdorni një karrocë pazari në supermarket? Po sikur të prekni një dorezë dere në zyrë, apo një telekomandë?


Këto janë pyetje që shumë njerëz kanë bërë që nga fillimi i shpërthimit të coronavirusit.

Dhe studiuesit deri më tani kanë arritur në përfundime të ndryshme se sa kohë mund të mbijetojë virusi në sipërfaqe.

Por tani një ekip shkencëtarësh në Gjermani po përpiqen të gjejnë përgjigje, njëra prej të cilave është pak befasuese, nëse kemi parasysh pretendimet e deritanishme.

“Deri më tani, asnjë transmision i virusit në supermarkete, restorante ose parukeri nuk është provuar”, shpjegoi virologu i Bonit, Hendrik Streeck, shkruan TheLocal.de, përcjell Telegrafi.

Gjermanët me një ide për të parandaluar coronavirusin – "Wuhani i Gjermanisë" shndërrohet në një “laborator të gjallë”
Lexo po ashtu Gjermanët me një ide për të parandaluar coronavirusin – "Wuhani i Gjermanisë" shndërrohet në një “laborator të gjallë”

Përkundrazi, sipas tij, shpërthimet e mëdha kanë qenë rezultat i qëndrimeve afër njëri-tjetrit për një periudhë më të gjatë kohore.

Kjo, siç thuhet më tej, është demonstruar në, për shembull, shpërthime që kanë rrjedhur nga ahengjet e skive në Ischgl, në ndeshjet e futbollit në Bergamo ose në festimet e karnavaleve në komunën e Gangelt në rrethin Heinsberg të North Rhine-Westphalia.

Lidhur me këto pretendime ka shkruar edhe DailyMail, sipas të cilit medium, një shkencëtar kryesor ka hedhur dyshime se si coronavirusi po përhapet në të gjithë globin ndërsa një ekip ekspertësh përgatiten të nisen për në një fshat që është quajtur “Wuhani i Gjermanisë”, ku ata shpresojnë të zhbllokojnë informacionin jetësor rreth problemit.

Siç shkruan DailyMail, përcjell Telegrafi, profesor Hendrik Streeck, drejtor i Institutit të Virologjisë në Spitalin Universitar në Bonn, tha se Covid-19 nuk mund të përhapet aq lehtë siç besuan njerëzit së pari.

Hulumtimi i kryer nga Streeck në një prej rajoneve të goditura më keq nga Gjermania tregoi se shtëpia e një familje të infektuar nuk kishte ‘ndonjë virus të gjallë në asnjë sipërfaqe ’, duke shtuar edhe më shumë pyetje se si përhapet virusi nga personi në person.

Ndryshe, fshati i vogël i Heinsberg, ngjitur me kufirin holandez, është zona më e goditur në Gjermani nga COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Botë
Italia zbulon se çfarë përmban paketa e ardhshme me ndihma ushtarake për Ukrainën

Italia zbulon se çfarë përmban paketa e ardhshme me ndihma ushtarake për Ukrainën

Botë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Evropa
Kalo në kategori