LAJMI I FUNDIT:

Paraqitja me shumë klas e Zidanet ndaj Spanjës në Euro 2000 nuk harrohet asnjëherë

Paraqitja me shumë klas e Zidanet ndaj Spanjës në Euro 2000 nuk harrohet asnjëherë

Franca aktualisht është skuadra më e mirë ndërkombëtare në planet.

Ekipi i Didier Deschamps u kurorëzua kampion i botës në vitin 2018 dhe do të jenë padyshim favoritët e mëdhenj për të fituar evropianin në Euro 2021.


Njëzet vjet më parë, Les Bleus ishin gjithashtu kombëtarja më e mirë në botë dhe ata arritën në Euro 2000 pasi fituan Kupën e Parë të Botës në vitin 1998.

Te gjitha lajmet rreth Zinedine Zidane
Lexo po ashtu Te gjitha lajmet rreth Zinedine Zidane

Ai ekip ishte thjesht i mbushur me legjenda. Deschamps, Robert Pires, Thierry Henry, Laurent Blanc, Marcel Desailly, Emmanuel Petit ishin vetëm disa nga emrat.

Por, njeriu kryesor padyshim se ishte Zidane, lojtari më i madh në Francë dhe një nga më të mirët që ka mbathur këpucë të futbollit. Në vitin 2000, legjenda e Juventusit dhe Real Madridit po luante futboll nga një planet tjetër.

Zidane ishte elektrik dhe sensacional gjatë gjithë turneut, por ishte performanca e tij kundër Spanjës në çerekfinale që nuk do të harrohet kurrë.

Në një video të postuar nga faqet e njohura të sportiv ndërkombëtar, shihen pikat kryesore të Zizou nga ajo ndeshje, e cila u fitua nga Franca 2-1 falë golave ​​nga Zidane dhe Youri Djorkaeff.

Goli i shënuar nga legjenda Zidane erdhi nga goditja e dënimit, e cila edhe nëse shikohet mbi 10 herë nuk ngopesh.

Ai i kishte të gjitha që i nevojiten një mesfushori-sulmues. Yjet e mëdha të Spanjës – përfshirë Pep Guardiolan – thjesht nuk mund të afroheshin atij, prekja e tij e parë ishte thjeshtë fantastike.

Me kalimin e viteve, disa nga emrat më të mëdhenj të futbollit si David Beckham dhe Ronaldinho kanë zgjedhur fjalët më të mëdha për trajnerin e Real Madridit.

“Të stërvitesh me Zidane për tre vjet ishte një ëndërr. Për mua, ai është lojtari më i madh i të gjitha kohërave”, kishte thënë Beckham.

“Zidane është njëri nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, një nga idhujt e mi. Ai kishte një elegancë të madhe, një prekje të mrekullueshme dhe vizion të shkëlqyeshëm”, thoshte Ronaldinho.

Është e rrallë që një lojtar është aq shumë i dashur në botë, por Zidane ishte një futbollist që vjen një herë në 100 vjet dhe ne nuk kemi parë një lojtar ashtu si ai që kur u pensionua në vitin 2006. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori