LAJMI I FUNDIT:

Industria e automobilizmit në Kinë do të rifillojë prodhimin, derisa në të gjithë botën prodhuesit e kanë ndërprerë veprimtarinë si pasojë e coronavirusit

Industria e automobilizmit në Kinë do të rifillojë prodhimin, derisa në të gjithë botën prodhuesit e kanë ndërprerë veprimtarinë si pasojë e coronavirusit

Në pjesën tjetër të botës, si pasojë e coronavirusit është ndërprerë prodhimi i veturave, por Kina duket se e ka hedhur praps këtë problem

Si pasojë e pandemisë, prodhuesit më të mëdhenj në Evropë, si Lamborghini, Ferrari dhe Bentley e kanë ndërprerë përkohësisht prodhimin, derisa gjatë ditëve të fundit të njëjtin vendim e kanë marrë edhe prodhuesit në Shtetet e Bashkuara si Ford, Fiat Chrysler, General Motors dhe Tesla, transmeton Telegrafi.

Situatë tjetër është në Kinë, ku pas mbylljes prej dy muajsh, industria e automobilizmit do të rifillojë prodhimin në tërësi, përfshirë edhe në Wuhan, ku ishte qendra kryesore e përhapjes së këtij virusi.


Bloomberg ka raportuar se niveli i shitjes në tregun kinez, ka rënë ndjeshëm si pasojë e coronavirusit, por kjo është duke ndryshuar.

Të dhënat e mbledhura nga China Passenger Car Association, tregojnë se pas muajit shkurt numri i shitjeve të veturave ka nisur të rritet, ndërsa është për 40 për qind më i ulët se gjatë kohë së njëjtë të vitit të kaluar. Por, për 94 për qind më i lartë s një muaj më herët.

Derisa shitjet po rriten, ka filluar të zhvillohet edhe prodhimi i veturave, si dhe të funksionojnë fabrikat që prodhojnë pjesë për makina. Më 17 shkurt filloi prodhimi i BMW në Shenyang, derisa gati të gjitha njësitet e Volkswagen janë në funksion të plotë.

“Të gjitha prodhimtarit dhe operatorët komercialë, janë duke funksionuar normalisht, prodhimi po kthehet gjithnjë e më shumë në normalitet”, është thënë në bazën e Fiat Chrysler në Kinë. Që kur e ka rikthyer prodhimin, Tesla po i nxjerrë nga 3,000 njësi në javë, që është më shumë se sa prodhonte më parë. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Mercedes-Benz me motor të ri me benzinë

Mercedes-Benz me motor të ri me benzinë

Auto
Gjiganti gjerman, Bosch prezanton një javë pune katërditore, por edhe ul pagat

Gjiganti gjerman, Bosch prezanton një javë pune katërditore, por edhe ul pagat

Auto
Veturat e harruara të viteve 1980

Veturat e harruara të viteve 1980

Auto
Zbulohen detaje të marrëveshjes ndërmjet Rivian dhe VW “për të marrë përsipër të ardhmen elektrike”

Zbulohen detaje të marrëveshjes ndërmjet Rivian dhe VW “për të marrë përsipër të ardhmen elektrike”

Auto
Volkswagen njofton se versione të reja hibride po vijnë - por duhet të prisni

Volkswagen njofton se versione të reja hibride po vijnë - por duhet të prisni

Auto
Propozim radikal i ekspertit gjerman të trafikut: Meshkujve t'u jepet patentë shoferi vetëm në moshën 26 vjeçare!

Propozim radikal i ekspertit gjerman të trafikut: Meshkujve t'u jepet patentë shoferi vetëm në moshën 26 vjeçare!

Auto
Kalo në kategori