LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Fiorentinas, Commisso: 12 pjestarë të klubit me coronavirus

Presidenti i Fiorentinas, Commisso: 12 pjestarë të klubit me coronavirus

Presidenti Rocco Commisso ka zbuluar se ka pasur 12 raste të coronavirusit në Fiorentina dhe se si situata e pengoi atë të kthehej në Firence.

I pari i klubit ishte me ekipin në fitoren 5-1 ndaj Sampdorias, por pasi u larguan nga vendi ditën tjetër, ai nuk ka arritur të kthehet për shkak të rritjes së urgjencës që nga ndeshja në Marassi.


Commisso në një transmetim ka zbuluar të rejat e fundit për të dhe ekipin e tij, ndërsa ka promovuar edhe fushatën e tyre për të ndihmuar spitalet në Itali.

Fiorentina konfirmon tre emrat e lojtarëve dhe një të stafit që kanë dalë pozitiv me coronavirus
Lexo po ashtu Fiorentina konfirmon tre emrat e lojtarëve dhe një të stafit që kanë dalë pozitiv me coronavirus

“Një muaj më parë, ne ishim në Genoa. Unë isha me Fiorentinën time dhe do të luanim kundër Sampdorias”, ka thënë fillimisht Commisso.

Fiorentina (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

“Ne fituam dhe unë u ktheva në New York. Unë duhej të kthehesha në Itali, por nuk ishte e mundur sepse vendi u bë epiqendra e këtij virusi”.

“Ne shkuam në Udine pa luajtur dhe më pas u desh të ktheheshim një javë më vonë. Kjo është kur ekipi ynë filloi të ndikohet. Nuk ishte aq serioze kur u largova nga Italia”.

Cutrone flet pasi doli pozitiv me coronavirus: Bëni kujdes dhe ndiqni këshillat
Lexo po ashtu Cutrone flet pasi doli pozitiv me coronavirus: Bëni kujdes dhe ndiqni këshillat

“Fiorentina kishte 12 raste të personave me coronavirus. Gjashtë prej tyre janë ose kanë qenë në spital”.

“Kemi filluar një fushatë të rëndësishme solidariteti për të mbledhur fonde për spitalet, për të ndihmuar në blerjen e pajisjeve, maska ​​dhe shumë gjëra tjera”, përfundoi i pari i klubit italian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Ndërkombëtare
Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit

Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit

Premier League
Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Serie A
Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

La Liga
“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor

“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor

Premier League
Kalo në kategori