LAJMI I FUNDIT:

Agjenti i Fabian Ruizit konfirmon interesimin e klubeve të mëdha për spanjollin

Agjenti i Fabian Ruizit konfirmon interesimin e klubeve të mëdha për spanjollin

Mesfushori i Napolit, Fabian Ruiz është vendosur të jetë subjekt i interesimit të fortë të një transferimi të verës, ka thënë agjentit i tij Alvaro Torres.

Reprezentuesi spanjoll është lidhur me një rikthim në La Liga, me Barcelonën dhe Real Madridin të interesuar për 23-vjeçarin.


Për lojtarin ka pasur gjithashtu interesim edhe nga klubet e Ligës Premier dhe agjenti Torres la të kuptohet se klienti i tij nuk do të nënshkruajë një marrëveshje të re në Stadio San Paolo.

Real Madridi përgatit ofertën e lartë për mesfushorin Fabian Ruiz
Lexo po ashtu Real Madridi përgatit ofertën e lartë për mesfushorin Fabian Ruiz

“Në afat të shkurtër, ai është përqendruar te Napoli. Megjithatë, ne i kemi parkuar negociatat deri në fund të sezonit”, ka thënë fillimisht Torres për Marca.

“Për momentin ka disa klube të mëdha të interesuara për të, dhe Napoli është në dijeni rreth kësaj”.

“Është e qartë se ai është në rrugën e tij për t’u bërë një nga lojtarët kryesorë në futbollin botëror”, përfundoi agjenti i Ruizit.

Ruiz u bashkua me ekipin italian para sezonit 2018-19 për 30 milionë euro nga Real Betisi, me gjithë interesin e raportuar nga Los Blancos në atë kohë.

Liverpooli e do Fabian Ruizin, gati një ofertë e lartë për Napolin

Ai ka ende tre vjet në kontratën e tij me Napolin dhe vlera e tij është rritur në mënyrë të konsiderueshme pasi u bë lojtari kryesor i ekipit.

Nëse ai lëviz këtë verë, Napoli ka të ngjarë të kërkojë një tarifë rreth 60 milionë euro nga ekipet e interesuara.  /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Serie A

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

La Liga
Chelsea me ofertë të parefuzueshme për Napolin, para dhe një yll për Victor Osimhen

Chelsea me ofertë të parefuzueshme për Napolin, para dhe një yll për Victor Osimhen

Serie A
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Bota e basketbollit në zi, ndërron jetë ish-ylli i Los Angeles Lakers

Bota e basketbollit në zi, ndërron jetë ish-ylli i Los Angeles Lakers

NBA
Kalo në kategori