LAJMI I FUNDIT:

Belotti pritet të largohet nga Torino, dy klubet italiane pas tij

Belotti pritet të largohet nga Torino, dy klubet italiane pas tij
Andrea Belotti (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images)

Andrea Belotti raportohet se është gati të largohet nga Torino sezonin e ardhshëm, me Napoli dhe Roma që janë duke menduar një ofertë serioze për italianin.

Sipas Calciomercato.com, Belotti ka vendosur që ka ardhur koha për të lëvizur pas pesë vjetësh të kaluar në këtë klub.


Ekziston një klauzolë lirimi prej 100 milionë eurove në kontratën e tij, por është e vlefshme vetëm për klubet jashtë Italisë.

Andrea Belotti (Foto: Valerio Pennicino/Getty Images)

Milani kishte qenë i lidhur me Belotti në të kaluarën, por tani janë Napoli dhe Roma që e shkojnë 26-vjeçarin, si opsion të duhur për sulmin.

Ai ka shënuar 15 gola në 31 ndeshje këtë sezon, përfshirë gjashtë në kualifikueset e Ligës së Evropës. /Telegrafi/