LAJMI I FUNDIT:

Kurti viziton Policinë e Kosovës: Qeveria po bën përpjekje maksimale për të ndihmuar qytetarët

Kurti viziton Policinë e Kosovës: Qeveria po bën përpjekje maksimale për të ndihmuar qytetarët

Kryeministri Albin Kurti, gjatë një vizite në Qendrën Operative të Policisë së Kosovës, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës po bën përpjekje maksimale që të menaxhojë sa më mirë situatën e krijuar si pasojë e coronavirusit, për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve të vendit.

Gjatë takimit me drejtorin e përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, kryeministri Kurti u njoftua për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend dhe për funksionet që ka qendra operative e policisë, në monitorimin dhe e mbulimin e përgjithshëm të Kosovës.

Më ketë rast kryeministri Kurti, falënderoi të gjithë zyrtarët policor, që në këtë situatë pandemike të coronavirusit që ka përfshirë vendin, janë duke treguar guxim dhe dije në menaxhimin e situatës dhe njëkohësisht duke u kujdesur edhe për sigurinë e qytetarëve.


Kryeministri Kurti vizitoi edhe Qendrën Kombëtare për Menaxh im të Kufirit dhe Qendrën Operative të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, që është hapur sot pas aktivizimit të Planit të Reagimit Kombëtar.