LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohet futbollisti i dytë në Serie A me coronavirus, Sampdoria me njoftim zyrtar

Konfirmohet futbollisti i dytë në Serie A me coronavirus, Sampdoria me njoftim zyrtar

Daniele Rugani është konfirmuar si futbollisti i parë në Serie A me coronavirus.

Por gjatë ditës së sotme është konfirmuar edhe rasti i dytë, ku i prekur nga kjo pandemi ka mbetur edhe sulmuesi italian Manolo Gabbiadini.


Fillimisht lajmi ishte shpërndarë nga mediat italiane, ndërsa tani është konfirmuar edhe nga klubi i lojtarit Sampdoria.

Pas analizave të bëra, lojtari ka dalë pozitiv dhe është konfirmuar se është infektuar nga ky virus.

Manolo Gabbiadini. (Photo by Paolo Rattini/Getty Images)

“UC Sampdoria njofton se lojtari ynë Manolo Gabbiadini ka dalë pozitiv për coronavirus-Covid-19”.

“Gabbiadini ka ethe, por deri tani gjithçka po shkon mirë. Klubi aktualisht ka aktivizuar të gjitha procedurat e izolimit të kërkuar me ligj”, thuhet në njoftimin e klubit.

Klubi italian ka thënë se gjatë orëve apo ditëve në vazhdim do të dalë me njoftime të reja rreth situatës së lojtarit.

Deri më tani nga ky virus janë infektuar mbi 127 mijë persona në gjithë botën, teksa për 4719 njerëz ka qenë fatal. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori