E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi Goodman i është drejtuar sot me një fjalim emocionues deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Vasfije Krasniqi Goodman në këtë seancë të veçantë, kushtuar ngritjes së vetëdijes së shoqërisë për të mbijetuarat e dhunës seksuale në të cilën ishin të pranishëm edhe ambasadorë të akredituar në vend dhe pjesëtarë të shoqërisë, tha se është emocion i jashtëzakonshëm për të që mban fjalim në Kuvendin e Kosovës.
“Ju falënderoj përzemërsisht që kjo seancë i kushtohet një çështjeje kaq të ndjeshme dhe të rëndësishme për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”, tha Goodman.
Ajo nën emocione të veçanta tha se ligji i Kosovës i quan viktima, por sipas saj, ato janë të mbijetuara.
“Kam mbajtur shumë fjalime, por asnjëherë nuk jam ndier si sot këtu”, tha ajo.
E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë tha se ndihet shumë mirë kur sheh familjar që i mbështesin viktimat e dhunës seksuale, por ndihet jashtëzakonisht keq kur që ka familjar që nuk i përkrahin viktimat e dhunës seksuale, madje i ofendojnë e lëndojnë në mënyrën më të rëndë.
“…Ju thonë fjalë që unë nuk mundem t’i përmendi këtu, me çka ballafaqohen. Edhe pse edhe prej kësaj foltore kanë dalë fjalë që na kanë lëndu shumë…”, u shpreh Vasfije Kransiqi Goodman.
Mes lotësh, ajo tha se edhe 21 vjet pas luftës shoqëria kosovare i stigmatizon të mbijetuarat e dhunës seksuale në Kosovë, duke i bërë të ndihen se nuk jonë nëna, motra e vajza e gra të mira, raporton Telegrafi.
“Po ku ishit ju atëherë para 21 vjetëve, a ishit ju në tavane ku ju dhunua grua në dhomë…ku e morët guximin me e lan atë gru me fmi, me braktis. Ku ishin djemtë që e panë nënën tu e dhunu, e përzunë nanën, e majtën gruan se e nuk dike që edhe gruan e kish të dhunuar… ku ishit kur u dhunua Jeta 7 vjeçare… e tash ju çka po bëni për me na e lehtësu neve jetën… duhet me ju ardh turp gjithë shoqërisë kosovare kur po na viktimizoni çdo ditë….”, u shpreh Goodman.
Duke folur për rastin e saj, ajo tha “Kom dëgju që kanë thënë se Vasfija e ka lehtë se e ka burrin amerikan… Po e vërtetë që e kam burrin amerikan edhe jam krenare, se ai më përkrah mua në misionin që kam unë për me luftu për të drejtat… Edhe vëllai im është këtu, e që ballafaqohet me fjalë që thonë njerëzit e mundohet çdo ditë që ta kem një jetë më të lehtë e më të mirë”.
Sipas saj, është e tmerrshme për shoqërinë në Kosovë, e sidomos për burrat që i lëndojnë gratë vetëm pse ju ka ndodh ky krim gjatë luftës dhe është e pafalshme mënyra se si i bëjnë të ndihen për atë që ju ka ndodh.
“Duhet të ndryshoni… Që 20 vjet boll ju kemi duru. Më s’ju durojmë dhe nuk ua falim për atë që na keni bërë ta përjetojmë. Krimet e luftës duhet t’i merrni seriozisht. Boll ke ma që 20 vjet mos me u dënu askush”.
“Ajo çka na ka ndodh neve ishte krim lufte e ju nuk ishit aty me na mbrojt”, u shpreh Goodman. Ajo tha se prej shtetit duan drejtësi, prej familjarëve mbështetje.
Goodman tha se rastin e saj ia kanë humbur UNMIK-u, EULEX-i, por as shteti i Kosovës nuk ka bërë asgjë në këtë drejtim.
E mbijetuara e dhunës seksuale i luti deputetët e Kuvendit të Kosovës, që t’i marrin seriozisht krimet e luftës.
“Unë nuk do të ndalem duke kërkuar drejtësi….”, tha Vasfije Krasniqi Goodman. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZeqiri reagon pas shkarkimit: “Puç” i përgatitur prej kohësh
Babai i Hashim Thaçit flet pas takimit me djalin në Hagë
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s
Qëlloi me armë të bijën dhe më pas vrau veten, si ndodhi ngjarja e rëndë në Lushnjë
Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare