Mijëra qytetarë janë mbledhur në qendër të Tiranës të hënën, të thirrur nga presidenti i Republikës Ilir Meta, për të shprehur pakënaqësitë e tyre dhe siç u tha, për mbrojtjen e Kushtetutës së Shqipërisë.
Në tubimin e paprecedent të thirrur nga presidenti që zgjati rreth dy orë, u bashkua edhe opozita e Shqipërisë, si dhe artistë e figura publike të vendit. Meta tha se i ka mbledhur qytetarët në rrugë pasi i ka provuar të gjitha rrugët institucionale, por siç tha ai, sistemi i drejtësisë “është i kapur për fyti”.
“Presidenti i popullit kuq e zi ulet në gjunjë vetëm para flamurit dhe popullit kuq e zi, para popullit të shqiponjave. Këtë ta dëgjojnë mirë puçistët vendas dhe organizatat mafioze ndërkombëtare që kërkojnë të shkatërrojnë sovranitetin tuaj”, tha presidenti.
ë Kuvendin e Shqipërisë në të cilin thuhet se ata nuk kanë nevojë të betohen para presidentit për të marrë detyrën.
Kryeministri Edi Rama në një paraqitje të shkurtë para gazetarëve ka thënë se presidenti i Republikës nuk ka kompetenca për të firmosur dekrete të tilla. Ndër tjerash, ai shtoi se presidenti mund të nënshkruajë dekret “për t’i shpallur luftë Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, por Kuvendi nuk do të miratojë një gjë të tillë.
Në rrjetin social Facebook, menjëherë pas protestës, Rama ka publikuar konkluzionet e raportit të progresit, i cili sipas tij riforcon qëndrimin se Shqipëria i ka përmbyshur detyrat dhe meriton hapjen e negociateve. Sipas Ramës, hapen apo jo negociatat, kjo është çështje politikave dhe u takon vendeve anëtare.
Edhe ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim ka reaguar pas protestës. Asaj i kishte rënë në sy kur një moment Ilir Meta mbajti në dorë flamurin amerikan duke thënë se SHBA-të janë partneri kryesor i vendit.
“U habita kur pashë flamurin amerikan në manifestimin e sotëm. Për të shmangur çdo ngatërresë, duam t’ju qartësojmë se përderisa SHBA mbështet të drejtën e tubimeve paqësore, ne nuk kemi asnjë lidhje me manifestimin e sotëm”, shkroi ambasadorja Kim në rrjetin social Twitter.
I was surprised to see the US flag at tonight’s “manifestation.” To avoid any confusion, we wish to clarify that while the US supports the right of peaceful protest, we have nothing to do with tonight’s “manifestation.”
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) March 2, 2020
Presidenti Ilir Meta akuzon qeverinë e Partisë Socialiste të kryeministrit Edi Rama për shkeljen e Kushtetutës së vendit dhe thotë se ai i ka tejkaluar fuqitë e saj.
Kjo protestë dhe tensionimi politik në vend vijnë në ditën kur Komisioni Evropian ka dhënë rekomandimin pozitiv që Shqipëria të nisë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Mijëra protestuesit që ishin mbledhur në kryeqytet, u shpërndanë të qetë.
Presidenti Meta, ish-drejtuesi i partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, për më shumë se një vit ka qenë një kundërshtar i zëshëm i qeverisë. Ky acarim politik e institucional mes tij dhe kryeministrit të vendit u shpërfaq në kohën kur Meta nuk kishte dekretuar të emëruarin për ministër të Jashtëm të Shqipërisë, zotin Gent Cakaj.
Socialistët, të cilët mbizotërojnë në parlament, kanë filluar procedurat hetimore kundër Metës dhe presin të arrijnë shkarkimin e tij. Ky process është i pari në Shqipërinë post-komuniste, që buron nga përpjekja e Metës për të anuluar zgjedhjet komunale të vitit të kaluar, të cilat u bojkotuan nga opozita.
Shqipëria është anëtare e NATO-s që nga viti 2009. Asaj i është dhënë statusi i kandidatit për Bashkimin Evropian në vitin 2014 prej asaj kohe është duke pritur vendimin e vendeve anëtare të BE-së për të nisur negociatat për anëtarësim. /rel/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare
Fronti Europian: Të parët shpallëm tubimin në Tetovë, opozita shqiptare të rishikojë vendimin dhe të zgjedh ditë tjetër
Gërvalla në Bruksel: Kosova lidere në Ballkan në luftimin e korrupsionit
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së
Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"
Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim
Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri