Pas debateve e polemikave të ashpra mes deputetëve të opozitës dhe atyre të pozitës, aksioneve të ndryshme në Kuvend dhe jashtë Kuvendit, sonte rreth orës 21:00 ka përfunduar seanca e jashtëzakonshme, e thirrur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kundër heqjes së taksës 100 për qind ndaj mallrave që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Kjo seancë edhe pse zgjati më shumë se tetë orë përfundoi pa prezantimin e ndonjë rezolute sa i përket taksës 100 për qind.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, në përfundim të seancës tha se duke parë disponimin e deputetëve nuk do të nxjerrë në votim ndonjë rezolutë, për të cilën shtoi se e ka të përgatitur. Ndërkaq, bëri thirrje edhe një herë që taksa të mos largohet, transmeton Telegrafi.
“Vendimet i takojnë shumicës dhe më saktësisht kryeministrit Kurti. Pra vendimi i Kurtit i propozuar para mediave duhet të shkojë në qeveri, pastaj qeveria duhet ta votojë dhe ai vendim kthehet në fuqi të plotë. Të tjerat janë fjalë”, ka deklaruar Haradinaj.
Ai ka theksuar se kompromisi me Serbinë për Kosovën do të jetë i dhimbshëm, sepse sipas tij, vet fjala kompromis tregon se Kosova do të japë diçka që i takon.
Por çfarë ndodhi gjatë gjithë seancës? Telegrafi më poshtë ka bërë një përmbledhje të gjithë seancës që filloi që nga ora 11:00.
Fjalimi i kryeministrit Kurti për heqjen e taksës:
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se presidenti i vendit, Hashim Thaçi nuk ka pasur vetëm ide, por edhe plan për ta hequr tarifën 100 për qind, kurse kjo nuk do të ndodhë, pasi tashmë kanë ndryshuar rrethanat, me ndryshimin e Qeverisë.
Kurti tha se tarifa pati efekt në ndalimin e shkëmbimit të territoreve, por jo edhe efektin ekonomik në të mirë të vendit.
“Kështjella është kështjellë e familjes, e fisit, shteti është më shumë, shteti është më shumë se kështjellë, nuk mund të fitosh në defensivë. Është e domosdoshme që shteti t’i përdorë levat e veta, e integritetit të shtetit. Tarifa 100 për qind ka kontribuar për ndërprerjen e pazareve dhe në parandalimin e shkëmbimit territorial, këtu është vlera politike, që të parandaloj diçka shumë të keqe, por në kuptimin e sovranitetit ekonomik e politik, efektet nuk i ka as minimale. Unë natyrisht që jam njeriu më i zëshëm kundër shkëmbimit territorial dhe e di që ka pasur një ide se do të mund të bëhet midis presidenteve dhe me mua si kryeministër, një marrëveshje për shkëmbim territorial”, ka thënë kryeministri.
Ai tha po ashtu se presidenti ka pasur plan që të nënshkruaj marrëveshjen me Serbinë, por kjo nuk do të ndodhë sepse ai nuk ka autorizim për nënshkrim të marrëveshjes.
“Këtu deklaroj para jush se presidenti nuk ka autorizim për nënshkrim të marrëveshjes më Serbinë, e di që ka pasur plan që është më shumë se ide, që të bëhet heqja e tarifës, dhe të nesërmen jo të filloj dialogu po të përfundoj ai, por nuk është ashtu, sepse tash ka një qeveri të re”, u shpreh Kurti.
AAK-kundër heqjes së taksës:
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, në fjalimin e tij në fillim të seancës deklaroi se taksa ndaj Serbisë nuk duhet të hiqet.
“Vendosja e taksës nuk ishte e rastësishme, ishte masë ndëshkimi ndaj Serbisë e cila nuk e kursente asnjë formë për ta penguar anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Taksa ishte fillimisht goditje ekonomike ndaj Serbisë”, tha Haradinaj.
Kundër heqjes së taksës u deklarua edhe deputetja, Teuta Haxhiu.
Haxhiu tha se Kurti e heq taksën për të shkuar në dialog duar thatë, e me flamurin e bardhë, pa kërkuar asgjë.
“Populli i Kosovës e përfaqësuesit e tij janë me fat që e kanë luftën e drejtë të UÇK-së, si një pjesë e çmueshme që mund të përdoret gjatë bisedimeve në dialog. Pyetja që shtrojmë sot është akoma më e thjeshtë: Sa në të vërtetë kemi arritur si shoqëri që këto monedha t’i përdorim në raport me veten dhe faktorin ndërkombëtar në të mirë të qytetarëve të Kosovës”, u shpreh Haxhiu.
AAK me aksione në seancën e jashtëzakonshme:
Gjatë fjalimeve të deputetëve nuk kanë munguar as aksionet e deputetëve të AAK-së, të cilët vendosën pankarta me mbishkrime “Serbia nuk kalon”, dhe “Ku është kërkim falja, ku janë të pagjeturit”.
Fillimisht këto pankarta u vendosen në një madhësi të vogël, e që më pas në sallën e Kuvendit, deputetët sollën pankarta më të mëdha.
Fillimisht këto pankarta u vendosen në një madhësi të vogël, e që më pas në sallën e Kuvendit, deputetët sollën pankarta më të mëdha.
Qëndrimi i PDK-së për taksën:
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka qenë i ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e quajtur si rrezik për shtetin.
Veseli, tha sot në seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet për tarifën ndaj Serbisë, se qasja konfrontuese e kryeministrit Albin Kurti me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës është duke e dobësuar Kosovën në raport me Serbinë, ende pa filluar dialogu.
“Është shumë serioze ajo që dëgjuam sot nga kryeministri, më shumë se serioze”, tha Veseli, duke shtuar se Kurti paraqet rrezik për shtetin dhe sovranitetin. Madje, duke instaluar edhe frymën anti-amerikane te qytetarët, ai po ia sjell Kosovës rrezikun më të madh të mundshëm, që as Serbia nuk ka mundur ta bëjë. E ardhmja e shtetit të Kosovës, e cila është e pasigurt dhe e rrezikuar me këtë koalicion dhe me Albin Kurtin Kryeministër”, tha Veseli në fjalimin e tij.
Ndërsa, Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza ka thënë se grupi parlamentar i PDK-së i ka dhënë nënshkrimet për këtë seancë, pasi që Kuvendi është institucioni më i lartë ku duhet të diskutohen çështje të tilla.
Hamza ka thënë se taksa ka ardhur si rezultat i veprimeve të Serbisë.
“Taksa është rezultat i veprimeve të Serbisë në raport me Kosovën. Serbia nuk ka kërkuar falje për viktimat e luftës, dhunës seksuale, të pagjeturve etj. Nuk ka zbatuar një pjesë të madhe të marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel, nuk ka respektuar marrëveshjen e CEFT-as, për energji, për diploma, hapjen e urës mbi lumin Ibër, pengimin e kthimit të qytetarëve në pronat e tyre… ndërkaq ka bërë luftë diplomatikë agresive për tërheqjen njohjeve, duke e penguar anëtarësimin e Kosovës në UNESCO dhe INTERPOL”, ka thënë Hamza, shkruan Telegrafi.
Qëndrimi i NISMËS për taksën:
Deputeti i Nisma Socialdemokrate, Endit Shala duke folur në emër të grupit parlamentar tha se taksa u vendos si rezultat për të mbrojtur prodhuesin vendor.
“Kosova ka një bilanc negativ tregtar. Në dy vitet e fundit janë përkrahur prodhuesit vendor. Ministria e Tregtisë i propozoi Qeverisë që të ndërmarrë masa mbrojtje, për të mbrojtur prodhuesin kosovar”, tha Shala.
Ai tutje iu drejtua kryeministrit Kurti, duke i thënë se keni ndryshuar shumë kohëve të fundit.
“Kryeministër duke pasur parasysh se keni ndërruar shumë kohëve të fundit, po ua kujtoj disa çështje: Serbia çdo ditë punon për të zhbërë shtetin e Kosovës, Serbia vazhdimisht kërcënon qytetarët e Kosovës sidomos ata të komuniteti serb, Serbia në mënyrë të paligjshme mbështet e financon strukturat paralele. Ti kryeministër ke tentuar ta mashtrosh popullin tonë që nga konferenca e Ramubjesë, dhe për çdo gjë tjetër të mirë që i ka ndodhur Kosovës deri më tash”, tha Shala.
Qëndrimi i LVV-së dhe LDK-së për taksën:
Shefi i Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi tha se kanë ardhur në këtë seancë me një qëndrim të qartë për taksën 100 për qind, por sipas tij opozita kanë mendime kontraverse nga njëra-tjetra.
Rexhepi tha se për opozitën, ka një pyetje, për shkak se ata nuk e kanë të qartë dhe nuk po e dinë se çka po kërkojnë nga Qeveria.
“Seancës së jashtëzakonshme do të duhej t’i paraprinte një projekt-rezolutë, nga ana e thirrësit të kësaj seance. Atë nuk e patëm rastin ta kemi bashkë me kërkesën për seancë të jashtëzakonshme, e që kam dronë se nuk do ta kemi as në përfundim të seancës. Duke marrë parasysh se subjektet opozitare nuk kanë paraqitur ndonjë qëndrim të përbashkët për taksën 100 për qind, dhe duke marrë parasysh që të gjithë kanë qëndrime kontraverse nga njëra tjetër”, u shpreh Rexhepi.
Shefi i Grupit parlamentar të LVV-së, tha se kërkojnë që të qartësohet se qëndrimin e cilit prej liderëve të partive opozitare do ta ndjekin, duke qenë se AAK-ja kërkon mbajtjen, ndërsa PDK-ja kërkonte heqjen e menjëhershme të taksës, raporton Telegrafi.
Ndërsa, Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, në seancën e Kuvendit të Kosovës tha se shtetësia e Kosovës dhe kufijtë e saj, rregullimi kushtetues, orientimi strategjik dhe gjeopolitik tejkalon përgjegjësit partiake dhe qeveritare dhe si rrjedhojë lidhur me gjithçka që mund të cenojë njërën nga këto dimensione konsensusi është i domosdoshëm.
Ai tha se partnerët e koalicioni qeverisës, LDK dhe LVV në fushatën elektorale të zgjedhjeve të 2019 kanë deklaruar kundër tarifës 100 % dhe kanë proklamuar se kjo masë do të zëvendësohet me masa reciproke dhe adekuate.
“Pra të sinqertë me votuesit prezantuam taksën si një mjet politik jo adekuat për arritjen e qëllimeve në arenën ndërkombëtare”, tha Gashi, duke shtuar se së fundi anketimet joformale të realizuara me qytetarë konsiderojnë heqjen e tarifës në favor të ruajtjes së marrëdhënieve me aleatët perëndimor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje