LAJMI I FUNDIT:

Messi ia thyen Xavit rekordin historik të El Clasicos

Messi ia thyen Xavit rekordin historik të El Clasicos

Real Madridi dhe Barcelona tashmë i kanë publikuar formacionet zyrtare për përballjen në kuadër të javës së 26-të në La Liga.

Los Blancos do të jenë nikoqir të Blaugranasëve në El Clasicon e 180-të që fillon në ora 21:00 në stadiumin “Santiago Bernabeu”.


Lionel Messi ka hyr në histori të Barcelonës me më së shumti paraqitje në përballjen ndaj madrilenëve.

El Clasico i 180-të: Real Madridi dhe Barcelona me disa mungesa në formacionet zyrtare
Lexo po ashtu El Clasico i 180-të: Real Madridi dhe Barcelona me disa mungesa në formacionet zyrtare

Ylli argjentinas ka kaluar Xavi Hernandezi që kishte zhvilluar 42 paraqitje gjatë karrierës së tij kundër Real Madridit.

32-vjeçari sonte do të zhvillojë paraqitjen e 43-të në fanellën e Barcelonës kundër rivalit të përbetuar.

Reali me një tifoz të veçantë, edhe Ronaldo ndodhet në Bernabeu
Lexo po ashtu Reali me një tifoz të veçantë, edhe Ronaldo ndodhet në Bernabeu

Katalunasit sonte do të shpresojnë të fitojnë e nëse ndodhë kjo gjë, atëherë do të shkojnë në tetë El Claciso radhazi pa pësuar disfatë.

Po ashtu, kampioni në fuqi në rast se shënon – atëherë do të jetë goli i 400-të i tyre kundër Real Madridit. /Telegrafi/