Cristiano Ronaldo pritet të jetë prezent në Santiago Bernabeu për ta shikuar ‘el Clasicon’ ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës.Marca raporton se superylli portugez do të jetë i pranishëm në stadiumin ku përjetoi shumë festa gjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme (2009-2018).


Natyrisht se prezenca e tij do t’i sjellë kujtime nga përballjet me rivalin e përbetuar, me të cilin këtë sezon Reali po lufton për titullin e La Ligas.

CristianoRonaldoreal 1 (Foto: Manuel Queimadelos Alonso/Getty Images/Guliver)

Gjatë karrierës së tij me Los Blancos, 35-vjeçari e ka fituar dy herë La Ligan, dy herë Kupën e Mbretërit dhe dy herë Superkupën e Spanjës nga trofetë vendore.

Ai e ka fituar katër herë Ligën e Kampionëve me Realin, dy herë Superkupën e Evropës dhe tri herë Kupën e Botës për Klube. /Telegrafi/

CristianoRonaldoreal 2 (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

CristianoRonaldoreal 4 (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

telegrafi sport app