LAJMI I FUNDIT:

Nga fishkëllimat për Figon, ovacionet për Ronaldinhon, ‘calma’ e CR7 dhe fanella e Messit – 25 gjestet që kanë shënuar historinë e ‘el Clasicos’

Nga fishkëllimat për Figon, ovacionet për Ronaldinhon, ‘calma’ e CR7 dhe fanella e Messit – 25 gjestet që kanë shënuar historinë e ‘el Clasicos’
(Foto: Getty Images/Guliver/Twitter/Marca)

Rivaliteti ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës mund të konsiderohet si një prej më të mëdhenjve në futbollin evropian dhe botëror, ku ndër vite kemi parë përleshje, gjeste e provokime nga më të ndryshmet – brenda dhe jashtë fushës.

Më poshtë jua sjellim disa prej gjesteve të paharruara që kanë ndodhur përgjatë historisë së ‘el Clasico’:


El Clasico i 180-të: Real Madridi dhe Barcelona me disa mungesa në formacionet zyrtare
Lexo po ashtu El Clasico i 180-të: Real Madridi dhe Barcelona me disa mungesa në formacionet zyrtare

Gishti i Mourinhos

(Foto: Marca)

Në një prej periudhave me rivalitet më intensiv, Jose Mourinho ia futi gishtin në sy asistent-trajnerit Tito Vilanova, gjatë ndeshjes së dytë të Superkupës së Spanjës në vitin 2011.

Gjesti “bras d’honneur” i Schuster

Gjesti “bras d’honneur” (Fotoilustrim: Wikipedia)

Kur Marcos Alonso e shënoi golin e fitores (2-1) në minutat e fundit të finales së Kupës së Mbretit në vitin 1983, Bernd Schuster e bëri atë që njihet si “bras d’honneur”.

Stoichkov e shkeli gjyqtarin, Sanchez zënkë me tifozët

Në ndeshjen e dytë të Superkupës së Spanjës në vitin 1990, Hristo Stoichkov e shkeli gjyqtarin Urizar Azpitarte, ndërsa Hugo Sanchez pati një zënkë me tifozët në Camp Nou.

Raul u tha tifozëve të heshtin

Në tetor të viti 1999, Real Madridi e barazoi rezultatin ndaj Barcelonës (2-2) falë golit të Raul. Sulmuesi legjendar e vuri gishtin mes buzëve për t’i heshtur tifozët vendas.

Manita e parë nga Bruins Slot

(Foto: Marca/Screenshot)

‘Manita’ e parë ndodhi në vitin 1994 kur Barcelona e mposhti Realin me rezultat 5-0. Asistenti i Johan Cruyff, Toni Bruins Slot, e çoi dorën duke i treguar pesë gishtat që tregonin numrin e golave.

Manita në versionin Pique

Në vitin 2010, Barcelona triumfoi kundër Los Blancos në ndeshjen e parë të Jose Mourinhos kundër Pep Guardiolas. Pasoi një ‘manita’, kësaj radhe nga Gerard Pique.

Gjesti ofendues i Giovannit

Giovanni Silva e shënoi golin e tretë të katalunasve në fitoren prej 3-2 në Santiago Bernabeu në vitin 1997 dhe ai bëri një gjest ofendues kundrejt tifozëve vendas.

Paqja e Tarradellas

Politikani katalunas, Josep Tarradellas, u përpoq ta kthente paqen mes dy tifozerive në shkurt të vitit 1980 kur raportet ishin shumë të tensionuara. Ai caktoi takim në ditën e Clasicos dhe përfundoi me një shtrëngim duarsh historik.

‘Calma’ e Cristiano Ronaldos

Cristiano Ronaldo e shënoi golin e dytë të Mbretërve në fitoren prej 2-1 në Camp Nou në vitin 2012. Më pas, ai e bëri gjestin e famshëm, ‘calma’, duk u kërkuar tifozëve vendas të qetësoheshin.

Prangat e Pique

(Foto: Marca)

Në vitin 2013, Barcelona protestoi për një penallti që nuk iu dha, ndërsa Pique reagoi duke i bërë duart si të lidhura me pranga kundrejt gjyqtarit Perez Lasa.

Festa e Luis Enriques

Të njëjtën ditë kur Giovanni e bëri gjestin ofendues ndaj tifozëve të Realit, Luis Enrique e kishte shënuar golin e dytë të Barcës. Ish-lojtari i Madridit ishte fishkëllyer, ndërsa ai reagoi duke e tërhequr fanellën para tifozëve të Los Blancos.

Ovacionet për Ronaldinhon

Loja fantastike e Ronaldinhos në fitoren prej 3-0 të katalunasve në Estadio Santiago Bernabeu nxiti reagimin e tifozëve të Realit, të cilët e duartrokitën brazilianin për lojën e tij.

Fishkëllimat për Figon

Luis Figo u kthye në Camp Nou si lojtar i Real Madridit në vitin 2000 që shënoi një prej fishkëllimave më të zhurmshme në histori të derbit. Portugezi i mbylli të dy veshët në mes të fushës.

Xhiroja e nderit në Camp Nou

Në vitin 1990, Reali vendosi të bënte xhiron e nderit në Camp Nou pasi e fitoi Superkupën e Spanjës. Si rezultat i kësaj, dhjetëra objekte u hodhën në fushë.

Korridori i nderit për Barcelonën

Real Madridi i bëri një korridor nderi Barcelonës në shtëpi të tyre, pasi katalunasit e fituan titullin e Spanjës në sezonin 1990/1991.

Korridori i nderit për Real Madridin

Edhe Barcelona e bëri korridorin e nderit në Estadio Santiago Bernabeu, pasi Reali e kishte siguruar titullin e ligës në sezonin 2007/2008.

Fishkëllima e Rivaldos

(Foto: Screenshot/All Football)

Pasi ishte fishkëllyer gjatë gjithë lojës, Rivaldo e festoi golin në Bernabeu duke u fishkëllyer tifozëve vendas.

Gishti i mesit të Carvajal

Sergio Ramos sapo e kishte shënuar golin e barazimit në Camp Nou në vitin 2016, ndërsa Dani Carvajal vendosi t’ua tregonte gishtin e mesit tifozëve të Barcës.

Suarez e talli Reguilonin

Sergio Reguilon u largua duke qarë nga një ndeshje e sezonit të kaluar, ndërsa Luis Suarez e talli duke simuluar rrjedhjen e lotëve me gishta.

“Bras d’honneur” nga Pepe

Derisa e festonte golin e Cristiano Ronaldos në finalen e Kupës së Mbretit në vitin 2011 në Mestalla, Pepe e bëri gjestin “bras d’honneur” ndaj tifozëve katalunas.

Festa e Messit me fanellë

Në vitin 2017, Lionel Messi e shënoi golin e fitores, e hoqi fanellën dhe ua tregoi tifozëve vendas në Estadio Santiago Bernabeu.

Ronaldo ngushëllon Messin

Cristiano Ronaldo nuk mundi të luante në finalen e Kupës së Mbretit në vitin 2014 (që e fitoi Reali) për shkak të lëndimit, mirëpo pas ndeshjes doli në fushë për ta përshëndetur dhe ngushëlluar Messin.

Ngushëllimi nga Alexanco

Predrag Spasic shënoi autogol në portën e Realit në janar të vitit 1991 Camp Nou, duke ia siguruar Barcelonës fitoren. Ndërsa në vend se të festonte, Alexanco e ngushëlloi lojtarin kundërshtar.

Puthja e shiritit nga Puyol

Në fitoren e famshme të Barcelonës (6-2) në Bernabeu, Carles Puyol e festoi një gol duke e hequr shiritin e kapitenit dhe duke e puthur teksa shikonte në drejtim të tifozëve katalunas.

Puthja e shiritit nga Sergio Ramos

(Foto: Marca/Twitter)

Edhe Sergio Ramos e bëri të njëjtin gjest pasi shënoi në shtëpi kundër rivalit të përbetuar në derbin e vitit 2013.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Man City në telashe të mëdha – Liga Premier jep paralajmërimin lidhur me shkeljen e 115 rregullave

Man City në telashe të mëdha – Liga Premier jep paralajmërimin lidhur me shkeljen e 115 rregullave

Premier League
Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Kalo në kategori