Pse zgjodhi Real Madridin? Cucurella zbulon arsyen që fshihet pas transferimit

Marc Cucurella ka folur për transferimin e tij te Real Madridi dhe emocionet që e kanë shoqëruar mundësinë për të veshur fanellën e një prej klubeve më të mëdha në historinë e futbollit evropian.
Mbrojtësi spanjoll ka rrëfyer se është rritur duke ndjekur netët më të paharrueshme të Real Madridit në Ligën e Kampionëve, përfshirë rikthimet spektakolare në Santiago Bernabeu.

“Kam parë të gjitha ato net magjike, rikthimet në Santiago Bernabeu dhe të gjithë titujt e Ligës së Kampionëve që ata kanë fituar”, ka deklaruar Cucurella.
Tashmë, futbollisti spanjoll ndodhet në anën tjetër të historisë, me mundësinë për të kontribuar vetë në sukseset e klubit dhe për ta ndihmuar Real Madridin të shtojë trofe të tjerë evropianë në historinë e tij të pasur.

“Të jem tani vetë pjesë e kësaj... është një përgjegjësi e jashtëzakonshme, por njëkohësisht edhe një sfidë e bukur dhe shumë e rëndësishme”, shtoi ai.
Cucurella i bashkohet Real Madridit me një eksperiencë të konsiderueshme dhe pritet të forcojë krahun e majtë të skuadrës së drejtuar nga Jose Mourinho.
Transferimi i tij i jep trajnerit gjithashtu një tjetër alternativë të gjithanshme, e aftë të kontribuojë si në fazën defensive, ashtu edhe në atë ofensive. /Telegrafi/














































