LAJMI I FUNDIT:

El Clasico i 180-të: Real Madridi dhe Barcelona me disa mungesa në formacionet zyrtare

El Clasico i 180-të: Real Madridi dhe Barcelona me disa mungesa në formacionet zyrtare

Real Madridi do të jetë nikqori i Barcelonës përballjen në kuadër të javës së 26-të në La Liga.

Los Blancos dhe Blaugranasit kanë publikuar formacionet zyrtare për El Clasicon e 180-të që fillon në ora 21:00 në stadiumin “Santiago Bernabeu”.


Për këtë derbi, Zinedine Zidane nuk mund të llogarisë në lojtarët si, Marco Asensio dhe Eden Hazard, që janë të lënduar, derisa Rodrygo Goes është i suspenduar me karton të kuq.

Në anën tjetër, Blaugranasit do të jenë pa Ousmane Dembelen, Sergi Roberton dhe Luis Suarezin, që po ashtu janë të lënduar.

Kujtojmë se Barcelona është liderë e ligës spanjolle me 55 pikë, derisa Los Blancos kanë dy më pak dhe sonte mund të thellohet epërsia në pikë, ose do të parakalohet në vendin e parë me një pikë më shumë.

Formacioni startues i Real Madridit: Courtois; Carvajal, Ramos, Varane, Marcelo; Casemiro, Valverde, Kroos; Isco, Vinícius, Benzema.

Formacioni startues i Barcelonës: Ter Stegen; Semedo, Piqué, Umtiti, Alba; Busquets, Arthur, De Jong; Vidal; Messi, Griezmann. /Telegrafi/