Sipas gazetarit të Radio MARCA, Ramon Alvarez de Mon, Liverpooli po e ndjek nga afër situatën kontraktuale të Vinícius Júnior dhe është i interesuar ta transferojë atë si lojtar të lirë në verën e vitit 2027.

Kontrata aktuale e brazilianit me Real Madrid CF skadon në qershor të vitit 2027, ndërsa bisedimet për rinovimin e saj raportohet se kanë ngecur për shkak të mospajtimeve rreth kushteve financiare.


Sipas raportimeve, Real Madridi dëshiron të ruajë strukturën aktuale të pagave në klub, ndërsa Vinicius kërkon një kontratë që do ta bënte futbollistin më të paguar në skuadër.

Nëse palët nuk arrijnë një marrëveshje për rinovimin, drejtuesit e klubit madrilen mund të shqyrtojnë shitjen e sulmuesit përpara skadimit të kontratës, në mënyrë që të mos rrezikojnë ta humbin pa dëmshpërblim në verën e vitit 2027.

Për momentin nuk ka negociata zyrtare mes Liverpoolit dhe Real Madridit, ndërsa interesi i klubit anglez mbetet në fazën e monitorimit të situatës së lojtarit. /Telegrafi/

telegrafi sport app