Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për datën 24 korrik.

Sipas vendimit të MINTI-it, nafta sot është 1.69 euro për litër, një cent më shtrenjtë se të enjten, sa ishte 1.68 euro.


Benzina sot është 1.50 euro për litër, po ashtu një cent më shtrenjtë se të enjten.

Çmimi i gazit vazhdon të mos lëkundet, 0.60 euro për litër.

Çmimet e derivateve hyjnë në fuqi në ora 10:00 dhe vlejnë 24 orë. /Telegrafi/