LAJMI I FUNDIT:

Rama: Për coronavirusin i kemi marrë masat, ideja për mbylljen e kufijve është absurde

Rama: Për coronavirusin i kemi marrë masat, ideja për mbylljen e kufijve është absurde

Kryeministri Edi Rama, ka thënë se janë përgatitur për shfaqjen e coronavirusit në Shqipëri.

Ai në Zona B të Klan Kosovës deklaroi se është shkaktuar shumë panik në shoqëri rreth coronavirusit të cilat sipas tij ka dëme të mëdha.


“Ne kemi marrë masat si shtet për karantinimin. Të gjithë njerëzit duhet të marrin masa individuale, si larja e duarve etj. Më vjen keq që edhe në këtë rast, disa burime të këqija përpiqen që kërkojnë të gjejnë rrugë për të mbjellë kaos dhe rrëmujë. Kjo historia me propagandën me Spitalin e Kavajës, që karantinat duhet të jenë në male etj., janë të gjitha marrëzira”, tha i.

Rama ka theksuar se ideja që duhet të mbyllim kufijtë është ide absurde.

“Paniku është shumë më i madh sesa dëmi real. Ne jemi përgatitur hap pas hapi. Ideja që duhet të mbyllim kufijtë është ide absurde, sepse nuk mund t’iu themi dot shqiptarëve që janë në Itali që ju nuk keni të drejtë të hyni në atdheun tuaj. Shpresojmë që mos të ndodhë fenomeni, por nëse ndodh, do merren masa. Edhe në rastin e tërmetit, kishte burime papërgjegjshmërie që ndollën panik tek njerëzit. Kjo është betejë siç bëjnë vendet e tjera”, ka thënë Rama.