Agjencitë turistike thonë se janë në prag të anulimit të prenotimeve për në Itali. Udhëtarët janë në panik dhe pavarësisht rezervimeve kërkojnë që të anulohen udhëtimet e tyre.
Nga ana tjetër agjencitë thonë se virusi korona, pritet të sjell dëme të mëdha materiale tek bizneset e tyre. Virusi vdekjeprurës tanimë është paraqitur edhe në Greqi. Autoritetet e atjeshme konfirmuan se një grua e moshës 38 vjeçe ka rezultuar pozitive në testimin e virusit korona.
Paraprakisht ajo kishte udhëtuar në rajonin e Italisë veriore. Ndërkohë edhe shumë shtete të tjera të Evropës kanë raportuar për raste me Covid 19 të cilët kryesisht kanë udhëtuar në Itali. Ministrat e Shëndetësisë të Francës, Gjermanisë, Italisë kanë thënë se pavarësisht se po shtohet numri i personave të prekur në qendër dhe jug të Italisë, ata nuk planifikojnë mbylljen e kufijve. Në nivel botëror numri i të prekurve ka kaluar 80,000 ndërsa i të vdekurve në mbi 2,700 kryesisht në Kinë. Në pjesën tjetër të botës ka pasur më shumë se 40 vdekje dhe mbi 2,700 raste të prekura.
“Kemi dy grupe pasagjerësh për në Milano, njëri është në fillim të marsit dhe tjetri nga fundi. Kishte reagime nga udhëtarët, donin të anulohet udhëtimi. Të gjitha mjetet për të gjitha aranzhmanet janë paguar komplet për gjithë grupin. Hotelet janë paguar që nga tetori i vitit të kaluar, janë dhënë avans nga 40-50%. Ne mundemi të anulojmë udhëtimin për në Milano aty ku hoteli na e konfirmoi se do i kthejë paratë e dhëna, ndërsa paratë për biletat e avioni nuk do të kthehen. Do të detyrohemi që udhëtarët t’i detyrojmë për shpenzimet reale- deklaroi Zoran Kovaçeviç, Pronar i agjencionit “Magelan Travel Service”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak