LAJMI I FUNDIT:

Sulmi me vezë ndaj Avdullah Hotit, policia interviston dy persona

Sulmi me vezë ndaj Avdullah Hotit, policia interviston dy persona

Pas sulmit të së shtunës me vezë ndaj zëvendëskryeministrit, Avdullah Hoti, policia ka intervistuar dy persona të përfshirë në rast.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Lidhur me rastin e sulmit, policia ka intervistuar dy persona të përfshirë në rast. Të njëjtit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, tha Ahmeti.


Ndryshe, zëvendëskryeministri Hoti është sulmuar me vezë ditën e shtunë para objektit të Qeverisë.

Pas sulmit Hoti ka thënë se porositësit e veprimit tentojnë ta mbajnë Kosovën të izoluar, duke shtuar se Kosova më nuk është e izoluar dhe se të izoluar janë vetëm ata që po japin urdhra të tillë.

Sulmin ndaj Hotit e kanë dënuar udhëheqësit shtetëror dhe subjektet politike./Telegrafi/