LAJMI I FUNDIT:

Kurti takohet edhe me Bashën, merr mbështetjen e opozitës shqiptare

Kurti takohet edhe me Bashën, merr mbështetjen e opozitës shqiptare

Në kuadër të vizitës së parë zyrtare në Shqipëri, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar edhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Pas takimit, Kurti ka pohuar se takimi me Bashën ishte konstruktiv.


“Patëm një takim të përzemërt dhe konstruktiv me liderin e opozitës Lulzim Basha. Pozitë e opozitë në të dyja anët e kufirit. Kuvend e qeveri do të bashkëpunojnë në mënyrë që Kosova dhe Shqipëria të jenë në nivel të detyrës. Jo vetëm zyrtare, por edhe historike për qytetarët tanë, të cilët siç e dimë, janë edhe me varfërinë më të madhe dhe papunësinë më të madhe jo vetëm në rajonin tonë. Pra, është obligim i ynë si politikanë kudo që jemi tërë kohën të jemi në shërbim të qytetarëve edhe të Kosovës, edhe të Shqipërisë për të ngritur dinjitetin”, ka pohuar Kurti para mediave, përcjell Telegrafi.

Kurti: Kosova dhe Shqipëria janë prioritet i njëra-tjetrës
Lexo po ashtu Kurti: Kosova dhe Shqipëria janë prioritet i njëra-tjetrës

Ndërsa, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, deklaroi se prioritetet për bashkëpunim me Kosovën janë të qarta dhe se do të punojnë si opozitë për tregtinë e lirë ndërmjet dy vendeve.

“E sigurova se për Partinë Demokratike dhe për opozitën e bashkuar, prioritetet e bashkëpunimit me Kosovën janë të qarta. Dhe ne do të bëjmë gjithçka në tregtinë e lirë, në integrimin e lirë të Shqipërisë e të Kosovës. Për t’iu dhënë shanse për punësim qytetarëve tanë, e në veçanti rinisë. Për të ndalur shpopullimin që është produkt i drejtpërdrejtë i korrupsionit dhe kapjes së shtetit nga krimi i organizuar”, tha Basha, duke ofruar mbështetjen e Shqipërisë për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Rama pas takimit me Kurtin: Mbledhja e dy qeverive shqiptare do të mbahet në Shkodër
Lexo po ashtu Rama pas takimit me Kurtin: Mbledhja e dy qeverive shqiptare do të mbahet në Shkodër

Kreu opozitar Lulzim Basha u zotua se Qeveria Kurti mund të mbështetet në opozitën shqiptare për realizimin e objektivave.

Kurti ka takuar edhe Edi Ramën dhe Ilir Metën, ndërsa gjatë ditës pritet t’i takojë edhe kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Kalo në kategori