LAJMI I FUNDIT:

Rama pas takimit me Kurtin: Mbledhja e dy qeverive shqiptare do të mbahet në Shkodër

Rama pas takimit me Kurtin: Mbledhja e dy qeverive shqiptare do të mbahet në Shkodër

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pritur sot në një takim kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri Rama në konferencën për media tha se me Kurtin kanë pasur një komunikim të hapur dhe janë pajtuar që mbledhja e dy qeverive të mbahet në Shkodër.


“Ishte kënaqësi për ne të mirëpresim sot delegacionin e kryesuar nga kryeministri i sapo dekretuar. I dashur Albin mirëserdhe dhe më vjen mirë që kemi pasur një komunikim të hapur të rëndësishëm për marrëdhëniet tona, ku jemi dhe ku duam të çojmë marrëdhëniet tona, duke synuar një shpejtësi të re në drejtim të bashkëpunimit në të gjitha fushat dhe duke gjetur angazhim të plotë reciprokisht”, tha ai.

Kryeministri Rama ka bërë të ditur se me kryeministrin Kurti janë pajtuar që mbledhja e radhës të mbahet në Shkodër.

Kurti: Kosova dhe Shqipëria janë prioritet i njëra-tjetrës
Lexo po ashtu Kurti: Kosova dhe Shqipëria janë prioritet i njëra-tjetrës

“Kemi rënë dakord për mbledhjen e dy qeverive të mbahet në Shkodër, sepse e fundit ishte në Pejë. Mirëpo një vakum mes dy mbledhjeve na imponon që të bëjmë një mbledhje sa më produktive dhe jo vetëm kaq, por në të gjitha hapësirat mes dy qeverive do të vendosim një komision ndërshtetërorë, të përbërë nga ministra dhe përfaqësues të komisioneve parlamentarë për të ndjekur ecurinë e marrëveshjeve, për të identifikuar problematikat në zbatimin e tyre”, shtoi më tej Rama para mediave, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, kjo është vizita e parë e Kurtit në Shqipëri në cilësinë e kryeministrit. Ai pritet të takojë edhe presidentin, Ilir Meta, kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori