Shqiptarët që thyen rekorde Guinness

Shqiptarët vazhdojnë të shkruajnë emrin në librin e rekordeve Guinness. Artan dhe Arnold Balla kanë hyrë për herë të tretë në librin e rekordeve Guinness.
Më 23 qershor 2026, në New York, ata vendosën rekordin për kohëzgjatjen më të madhe të balancimit të një personi me kokë poshtë mbi një dorë, duke e mbajtur pozicionin për 31.22 sekonda.
Pas këtij rekordi qëndrojnë 18 vjet punë dhe përgatitje, ndërsa për vëllezërit Balla ky është rezultati i një rrugëtimi të gjatë si artistë profesionistë.
“Përgatitja për këtë rekord është si rezultat i 18 viteve punë që ne i kemi si profesionistë artistë profesionistë edhe ne e realizuam rekordin për 22 sekonda, por që në realitet janë 18 vite punë për të arritur në në këto nivele”, tha Arnold Balla.
Për Artan Ballën, ajo që kanë arritur ndër vite ka qenë gjithmonë diçka që nuk ishte menduar më parë.
“Si vëllezërit Balla gjithë projekti jonë ka qenë gjithmonë që ajo çfarë ne kemi arritur ka qenë diçka që nuk ishte menduar ndonjëherë, ashtu si dhe vetë Simon Cowell tha që këtë që keni bërë nuk ishte menduar ndonjëherë që të arrinte. Edhe ky si rekord edhe vetë nuk e kishim menduar, por që nga puna e gjithë këtyre viteve dhe që duke u bashkuar bashkë edhe me kompaninë tonë edhe me njerëzit që kemi dhe me njerëzit që na mbështesin, na ka shtyrë që ne të arrijmë këtë rekord të tretë, ka thënë Artan Balla.
Pas tre rekordeve Guinness, ambiciet e vëllezërve shqiptarë mbeten të mëdha. Por këtë herë, nëse do të vendosin një tjetër rekord, synimi është që ai të realizohet në trojet shqiptare.
“Projekte kemi goxha, por rekorde akoma domethënë, normalisht ambiciet tona janë të mëdha, por që kemi menduar që këtë herë të nëse do vendosim një rekord, do të jetë në trojet shqiptare”, shtoi Arnold Balla.
Përtej sfidave të rekordeve, ata po përgatiten për një projekt të ri artistik, një shou të madh që synojnë ta sjellin në New York.
“Atëherë, synimi jonë dhe arritja jonë si Balla Brothers ne nuk kemi një limit. Domethënë deri diku, deri dje para tre vitesh unë nuk e nuk e mendoja që do arrija ku do do vija sot. Por që sigurisht që i kemi planet tona, planet për të arritur dhe për të krijuar shoun tonë si Balla Brothers, gjë që duam ta vendosim këtu në New York, dhe që të jetë e përgjashme me The Greatest Showman, por që sigurisht e bërë më mirë nga unë edhe Arnoldi, ku po po përgatitemi për një shou që do jetë një shou variety, që do ketë akrobatë, këngëtarë, kërcimtarë dhe që do jetë rreth një orë”, përfundoi Artan Balla.
Nga akrobacia dhe ekuilibri ekstrem, te futbolli, një tjetër shqiptar ka vendosur emrin e tij në librin e rekordeve Guinness.
Profesori i matematikës, Agim Agushi, ka thyer rekordin e tij duke veshur 17 fanella ndërsa kontrollonte një top futbolli me kokë. Rekordi i mëparshëm ishte 14 fanella, por numri 17 nuk ishte zgjedhur rastësisht.
“Pse 17 fanella, sepse rekordi ka qenë 14 fanella, po aty ka qenë për shembull hapësira duke qëndruar në një hapësirë një metër katror. Domethënë në qoftë se e shkel njërën vijë prej një metrit katror domethënë tentimi dështon. Dhe unë aty arrita 17 fanella, jo që nuk munda më shumë me i vesh, po qëllimi ka qenë për shkak të 17 shkurtit, ditës së pavarësisë së Kosovës edhe simbolika ka qenë numri 17. Edhe ajo çka më bën krenar mua kjo, është që selia e librit Guinness, agjencioni i lajmeve të brenda selisë së librit Guinness i ka postu këtë rekord, më ka marrë një biografi timen me disa pyetje të cilat m’i kanë bërë ata dhe e kanë plasuar. Që është një arritje edhe një krenari hala më e madhe sepse ndodhi që këtë rekordin domethënë për 17 shkurt ta plason edhe selia e librit të Guinnessit në faqen zyrtare”, tha Agushi.
Ndërkohë, Agushi po përgatitet për një tjetër sfidë në Dubai, këtë herë në Burj Khalifa, ndërtesën më të lartë në botë, derisa tregon se përgatitja për rekorde të tilla bëhet në mënyrë sistematike.
“Varësisht prej peshës së rekordit, edhe vështirësisë së rekordeve, rekordet edhe përgatitja do të zhvillohet. Unë në mënyrë sistematike ushtroj për çdo ditë e mos të flasim për shembull tashti që është ngjarja e ndërtesës Burj Khalifa, ndërtesës më të lartës në botë, unë shpesh e kam thënë që vështirësitë të cilat i hasa te Burj Khalifa dhe çfarë vështirësi ka me realizu, me sfidu atë ndërtesë, drejt me të thënë nuk po guxoj me i përmend këto 18 rekordet e Guinness edhe ato 22 rekordet e botës me krahasu për shembull me këtë vështirësinë e Burj Khalifës. Për shkak të natyrës së ndryshme, por edhe për shkak të lartësisë, ajo i ka 828 metra lartësi ndërtesa, 3476 shkallë, 160 kate”,
Tre rekorde Guinness për vëllezërit Balla dhe rekorde të shumta për Agim Agushin. Histori të ndryshme, sfida të ndryshme, por i bashkon e njëjta ambicie të tejkalojnë kufijtë dhe të shkruajnë emrin e shqiptarëve në librin e rekordeve botërore. /KP/



































