LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Kosova dhe Shqipëria janë prioritet i njëra-tjetrës

Kurti: Kosova dhe Shqipëria janë prioritet i njëra-tjetrës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se është shumë i gëzuar që sot ndodhet në Tiranë.

“Jam shumë i gëzuar që sot ndodhem në Tiranë, edhe një orë bëhet një javë që jam në këtë detyrës së re, si kryeministër i Kosovës. Vendi i parë që vizitova si kryeministër ishte Prekazi, qyteti i parë jashtë Prishtinës ishte Mitrovica, dhe shteti i parë Shqipëria. Unë dua që në këtë dekadën e tretë të shekullit XXI të kemi një fillim të fuqishëm të bashkëpunimit Kosovë- Shqipëri. Kosova dhe Shqipëria janë prioritet i njëra tjetrës”, u shpreh Kurti.


Rama pas takimit me Kurtin: Mbledhja e dy qeverive shqiptare do të mbahet në Shkodër
Lexo po ashtu Rama pas takimit me Kurtin: Mbledhja e dy qeverive shqiptare do të mbahet në Shkodër

Kryeministri Kurti shtoi se me kryeministrin Rama u dakorduan që të formojnë një Komision ndërshtetërorë i përbërë edhe nga ministra dhe deputetë që 77 marrëveshjet që janë nënshkruar të zbatohen.

“Duam ta shtojmë dhe thellojmë bashkëpunimin. Dua ta falënderoj Republikën e Shqipërisë dhe popullin shqiptar për ndihmën e pakursyer ndaj popullit dhe Kosovës. Duam që të bashkëpunojmë në aspektin ekonomik, prodhimtarisë, arsimit, sigurisë e politikës së jashtme”, tha Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori