LAJMI I FUNDIT:

Hekurudhat e Maqedonisë: Çakarovski në mënyrë të paligjshme nxiti ndërprerje të punës

Hekurudhat e Maqedonisë: Çakarovski në mënyrë të paligjshme nxiti ndërprerje të punës

Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut (HRMV) Transport – Shkup, përmes një kumtese për media thekson se kryetari i Sindikatës së Personelit të Makinistëve, Dushko Çakarovski, pa dorëzuar asnjë dokumenatcion përkatës prezantohet si përfaqësues i të gjithë personelit të makinistëve dhe personelit ekzekutiv në HRMV Transport.

Sipas HRMV Transport, Dushko Çakarovski në mënyrë të paligjshme nxiti dhe shkaktoi ndërprerje të punës, gjegjësisht transportit hekurudhor të mallrave dhe udhëtarëve.


“Organet drejtuese të HRMV Transport ka mbajtur disa takime me sindikatën e sipërpërmendur ku është potencuar se kërkesat e personelit të makinistëve dhe personelit ekzekutiv janë jashtë mundësive financiare të kompanisë. Të nderuar, në këtë kontekst duam të ju njoftojmë për një të dhënë zyrtare të dhënë nga Shërbimi Ekonomik në kuadër të HRMV Transport për pagat e paguara mesatare të makinistëve e cila për muajin 10.2019 ku paga neto bashkë me pagesat shtesë dhe kompensimin për kilometër arrin shumën prej 44.995,00 denarë, ; për muajin 11.2019 ajo arrin shumën prej 44.070,00, ndërsa për muajin 12.2019 paga e paguar neto arrin shumën prej 47.655,00 denarëve. Vlen të potencohet se kjo është paga mesatare e makinistëve e cila është shumë më e lartë se paga mesatare në RMV”, thonë nga HRMV Transport.

Punëtorët e hekurudhave kërkojnë rritjen e pagave të tyre, transporti hekurudhor në ndërprerje
Lexo po ashtu Punëtorët e hekurudhave kërkojnë rritjen e pagave të tyre, transporti hekurudhor në ndërprerje

Ata shtojnë se paga mesatare e një inxhinieri të diplomuar në HRMV Transport, i cili nuk është në pozitë udhëheqëse, është 26 deri 27 mijë denarë.

“Gjithashtu ju njoftojmë se me vendim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut paga për muajin dhjetor të vitit 2019 për të gjithë të punësuarit në HRMV Transport SHA Shkup është rritur për 5%. Duam të ju njoftojmë se sindikatat tjera në kuadër të HRMV Transport nuk e mbështesin grevën e udhëhequr nga personi i lartë përmendur”, thonë nga HRMV./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
QKMK u bën thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, të shtunën protestohet në territorin serb

QKMK u bën thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, të shtunën protestohet në territorin serb

Lajme
Djali i heroit Afrim Bunjakut punësohet në ndërmarrjen publike të Vushtrrisë

Djali i heroit Afrim Bunjakut punësohet në ndërmarrjen publike të Vushtrrisë

Lajme
Gazetarja: Turistët nga Kosova

Gazetarja: Turistët nga Kosova "braktisin" Durrësin, shtohen rezervimet nga vendet e BE-së dhe Britania

Lajme
Rama mesazh Greqisë nga Himara: Himariotët janë himariotë dhe pikë

Rama mesazh Greqisë nga Himara: Himariotët janë himariotë dhe pikë

Lajme
Goditet grupi kriminal i trafikut të armëve nga Kosova në Tiranë, dalin pamjet e arrestimeve

Goditet grupi kriminal i trafikut të armëve nga Kosova në Tiranë, dalin pamjet e arrestimeve

Lajme
Tensione në seancën e Kuvendit të Prishtinës, Rama akuzon opozitën se po mashtron qytetarët

Tensione në seancën e Kuvendit të Prishtinës, Rama akuzon opozitën se po mashtron qytetarët

Lajme
Kalo në kategori