LAJMI I FUNDIT:

Rama mesazh Greqisë nga Himara: Himariotët janë himariotë dhe pikë

Rama mesazh Greqisë nga Himara: Himariotët janë himariotë dhe pikë

Në një bashkëbisedim me banorët e Himarës ku nisi shpërndarja e 437 certifikatave pronësie, Kryeministri Edi Rama tha ideja se nga Tirana ka një plan për të zhveshur himariotët nga pronat e tyre, është një poshtërsi propagandistike.

“Ne e dimë shumë mirë dhe ju e dini dhe më mirë se ne, që jo vetëm prej vitesh, por tanimë pronat këtu shiten nga banorët, nga trashëgimtarët që mund të jenë këtu, apo jashtë për zhvillim dhe shiten me çmime që nganjëherë janë 2-fishi apo 3-fishi i çmimeve që janë në Korfuz. Apo që shiten dhe nga 2 herë, apo 3 herë për faktin se zhvilluesit për të mos pasur probleme, kur dikush tjetër i paraqitet si pronar, pasi kanë bërë kontratën me një tjetër që i është paraqitur si pronar, e paguajnë edhe tjetrin, edhe të tretin kur ka pasur raste për të njëjtën tokë, vetëm e vetëm për të mos pasur konflikte”, tha Rama.

“Që të jemi shumë të qartë dhe t’i themi gjërat siç janë. Ideja që nga Tirana ka një plan për të zhveshur himariotët për pronat dhe për t’i vënë ato prona në dispozicion të oligarkëve, poshtërsi propagandistike që nuk bazohet në asnjë fakt real. Le të dali njëri, të thotë që mua ma morën dhe unë s’dija gjë fare. Nuk ekziston. Nuk ekziston!”, theksoi Rama.

Ndërkaq kryeministri tha se e njeh shumë mirë zonën e Himarës dhe konfliktet për pronat në këtë zonë, pasi ka prejardhje nga Vunoi.

“Duhen bërë letrat siç duhet që nesër mos t’i kontestojë dikush. E njoh mirë unë këtë zonë, e njoh, e kam në gjak, ia di të tëra historitë. Mund të flisni ça të doni me ndonjë që vjen nga Durrësit dhe nuk di se ça bëhet. I di dhe konfliktet brenda për brenda familjeve. Unë vetë dhe e ndjera ime më, nuk kemi kërkuar kurrë asgjë. Ju e dini mirë se ku e kemi rrënjën këtu, por nuk kemi kërkuar asgjë. Asnjë metër katror. Por ama nuk është se nuk e di historinë, dhe të pronës sonë atje. TË nipave dhe mbesave të kushërinjve, të krushqve dhe të të gjithëve. I di mirë. Ti ndajmë gjërat, ca është e jotja, është e jotja dhe e krushkut i takon atij. Do të më shihni pas disa javësh, do të jem më Theth, edhe atje të njëjtën gjë, shtëpitë e të parëve që nuk kanë marrë certifikatat akoma sot, jo për faj apo ndonjë plan të ndonjërit për t’u marrë shtëpitë. Se dhe atje shkojnë vizitorë dhe hotelet janë plotë. Himariotët janë himariotë, dhe pikë. Secili e di vetë nga vjen e nga i ka rrënjët ne nuk i ndajmë as nga veriu e as nga jugu. Himariotët janë himariotë dhe pikë. Secili e di vetë se ku i ka rrënjët. Ne nuk i ndajmë shqiptarët dhe jo të ndajmë himariotët. Kush ju thotë diçka tjetër, shiheni mirë se pse e thotë. Shqiptarëve nuk ua ha qeni shkopin, se nuk ua fut njeri në politikë. Kanë pasur të bëjnë me lloj lloj marifetesh. Mes shqiptarëve, himariotët janë njësha, për politikë jo lokale, por globale”. Shqiptarët janë populli me instiktet më të forta në politikë”, shtoi kryeministri.

Rama ka deklaruar se si kryeministër do të bëjë të pamundurën që banorët në Himarë, por edhe në çdo zonë të Shqipërisë, të gëzojnë pronën e tyre ose të lënë trashëgim nga të parët e tyre.

“Shtëpitë e të parëve që nuk kanë marrë certifikata ende, po jo për ndonjë fakt apo plan të ndonjërit për tu marrë shtëpitë e për të ndërtuar. Edhe në Theth çmimet rriten, hotele janë plot. Pra është një problem që nuk ka të bëjë fare me broçkullat propagandistike që ju kanë mbushur kokën. Nuk dimë ne fare jo kështu jo ashtu.”

Ndërsa tha se janë 4,000 certifikata në total për t’u realizuar, kreu i qeverisë u shpreh se puna qenë voluminoze dhe një meritë i dha Vangjel Tavos, prefekt i Vlorës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haxhiu nga Podujeva vdiq në Qabe, teologu tregon pse trupi i të ndjerit nuk mund të kthehet nga Arabia

Haxhiu nga Podujeva vdiq në Qabe, teologu tregon pse trupi i të ndjerit nuk mund të kthehet nga Arabia

Sociale
Vdes profesori i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj

Vdes profesori i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj

Lajme
Krerët e institucioneve dhe të partive politike shprehin ngushëllime për vdekjen e Sylë Tahirsylajt

Krerët e institucioneve dhe të partive politike shprehin ngushëllime për vdekjen e Sylë Tahirsylajt

Lajme
Turistja franceze pëson aksident në bjeshkët e Tropojës, transportohet me helikopter drejt Tiranës

Turistja franceze pëson aksident në bjeshkët e Tropojës, transportohet me helikopter drejt Tiranës

Lajme
Turistët mbushin Sarandën, çmimet më të lira i orientojnë drejt plazheve publike

Turistët mbushin Sarandën, çmimet më të lira i orientojnë drejt plazheve publike

Lajme
Kosova në mesin e 80 vendeve që mbështetën integritetin territorial të Ukrainës, 13 shtete refuzuan

Kosova në mesin e 80 vendeve që mbështetën integritetin territorial të Ukrainës, 13 shtete refuzuan

Lajme
Kalo në kategori