LAJMI I FUNDIT:

Tensione në seancën e Kuvendit të Prishtinës, Rama akuzon opozitën se po mashtron qytetarët

Tensione në seancën e Kuvendit të Prishtinës, Rama akuzon opozitën se po mashtron qytetarët

Kuvendi i Prishtinës është duke mbajtur mbledhjen e radhës, ku të pranishëm në seancë janë edhe disa banorë, të cilët po shprehin pakënaqësitë e tyre për planin rregullues të lagjes “Kalabria”.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në fjalimin e tij tha se është i gatshëm për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme për lagjen “Kalabria”, transmeton Telegrafi.

“Asnjëherë nuk janë kërcënuar ndërtimtarët për me zhvillu Kalabrinë. Është mbrojtur e drejta e banorëve të Arbërisë që mos me u betonizu. Nuk po dojmë me betonizu, kemi diskutuar me qytetarë, vazhdojmë me diskutu, edhe të krijojmë hapësira të mirëfillta”, theksoi ai.

Banorët e lagjes "Kalabria" mblidhen para Komunës së Prishtinës, pakënaqësi të shumta për planin rregullues
Lexo po ashtu Banorët e lagjes "Kalabria" mblidhen para Komunës së Prishtinës, pakënaqësi të shumta për planin rregullues

Rama bëri të ditur se bëhet fjalë për një ndryshim për 60 mijë banorë.

Gjithashtu, Rama tha ai është kundër betonizimit që ka ndodhur që 25 vjet.

“Është nevoja për çerdhe, shkolla e hapësira gjelbëruese”, potencoi ai.

Kryetari  i Prishtinës, akuzoi opozitën se po mashtron banorët lidhur me këtë plan.

“Mos bëni politika me njerëz, ne duam me i mbrojt qytetarët. Ju po i mashtroni qytetarët, ne po punojmë. Ne kemi një mision që ju po mundoheni me sabotu”, theksoi ai.

Asamblisti i LVV-së: Rama asnjë dokument se ka sjell për Planin rregullues të “Kalabrisë”, tendenca për me shti në rend dite nuk kalon
Lexo po ashtu Asamblisti i LVV-së: Rama asnjë dokument se ka sjell për Planin rregullues të “Kalabrisë”, tendenca për me shti në rend dite nuk kalon

Sipas Ramës, opozita po bën politikë amatoreske duke gënjyer qytetarët.

“Ne sot vendosim që të bëjmë një seancë të jashtëzakonshme për lagjen ‘Kalabria’. Për dyshime çoni në prokurori e gjykata”, tha mes tjerash ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haxhiu nga Podujeva vdiq në Qabe, teologu tregon pse trupi i të ndjerit nuk mund të kthehet nga Arabia

Haxhiu nga Podujeva vdiq në Qabe, teologu tregon pse trupi i të ndjerit nuk mund të kthehet nga Arabia

Sociale
Vdes profesori i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj

Vdes profesori i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj

Lajme
Krerët e institucioneve dhe të partive politike shprehin ngushëllime për vdekjen e Sylë Tahirsylajt

Krerët e institucioneve dhe të partive politike shprehin ngushëllime për vdekjen e Sylë Tahirsylajt

Lajme
Turistja franceze pëson aksident në bjeshkët e Tropojës, transportohet me helikopter drejt Tiranës

Turistja franceze pëson aksident në bjeshkët e Tropojës, transportohet me helikopter drejt Tiranës

Lajme
Turistët mbushin Sarandën, çmimet më të lira i orientojnë drejt plazheve publike

Turistët mbushin Sarandën, çmimet më të lira i orientojnë drejt plazheve publike

Lajme
Kosova në mesin e 80 vendeve që mbështetën integritetin territorial të Ukrainës, 13 shtete refuzuan

Kosova në mesin e 80 vendeve që mbështetën integritetin territorial të Ukrainës, 13 shtete refuzuan

Lajme
Kalo në kategori