LAJMI I FUNDIT:

Dyshohet se dhunoi burrin, policia e Shkodrës nis hetimet ndaj 23-vjeçares

Dyshohet se dhunoi burrin, policia e Shkodrës nis hetimet ndaj 23-vjeçares

Policia e Shkodrës ka nisur hetimet për një 23 vjeçare e cila akuzohet se ka dhunuar bashkëshortin e saj.

“Nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. T., 23 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të saj”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/