LAJMI I FUNDIT:

Dortmundi ua mbyll dyert klubeve angleze, mohon shitjen e Sanchos

Dortmundi ua mbyll dyert klubeve angleze, mohon shitjen e Sanchos

Drejtori sportiv i Borussia Dortmundit, Michael Zorc ka thënë se shitja e yllit anglez, Jadon Sancho, nuk është e pashmangshme.

Anësori sulmues i Anglisë vazhdon të befasojë me nivelin e treguar te Dortmundi, ku po shënon shumë dhe po dhuron asistime gjithashtu.


Megjithatë, Sancho po lidhet me një largim nga Dortmundi dhe rikthim në Ligën Premier, ku Liverpooli, Chelsea dhe Manchester Unitedi janë të interesuar për të.

Chelsea hap thesin, 170 milionë euro në dispozicion të Lampardit – gati lista me emrat e tre lojtarëve të njohur
Lexo po ashtu Chelsea hap thesin, 170 milionë euro në dispozicion të Lampardit – gati lista me emrat e tre lojtarëve të njohur

Por, drejtori sportiv i klubit gjerman, Zorc këmbëngul se Dortmundi nuk ka ende oferta për shitjen e Sanchos.

“Jadon është një fenomen. Konsistenca të cilën ai po e sjell tani në paraqitjet e tij të larta është mbresëlënëse”.

Sancho hyn në histori të Bundesligas pas golit ndaj Union Berlinit
Lexo po ashtu Sancho hyn në histori të Bundesligas pas golit ndaj Union Berlinit

“Fakti është se asnjë klub tjetër nuk ka kontaktuar rreth Sanchos”, ka thënë Zorc për Bild.

Ndryshe, anglezi ka thyer edhe një rekord me golin e tij të fundit në Bundesliga. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

La Liga
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Serie A
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Gabriel Jesus shpërfill Bukayo Sakan kur zgjedh lojtarin e Arsenalit që mund të bëhet 'më i miri në botë'

Gabriel Jesus shpërfill Bukayo Sakan kur zgjedh lojtarin e Arsenalit që mund të bëhet 'më i miri në botë'

Premier League
Kalo në kategori