Kuvendi i Kosovës me 66 vota pro dhe 10 abstenime ka zgjedhur Albin Kurtin për ta udhëhequr kabinetin e ri qeveritar.
Kurti në menaxhim pritet t’i ketë dy zëvendëskryeministra, 15 ministra dhe 33 zëvendës të tyre.
Sipas përllogaritjeve të dala nga raportet e deklarimit të pasurisë në Agjencisë Kundër Korrupsion, del se kryeministri Kurti ka një pasuri të paluajtshme prej 400 mijë euro dhe 10 mijë euro para të gatshme në emër të bashkëshortes, ndërsa nuk ka të deklaruara detyrime, shkruan Telegrafi.
Vartësi i parë i tij, Avdullah Hoti në AKK ka deklaruar pasuri të paluajtshme në pronësi të përbashkët në vlerë prej 233 mijë euro, kurse para të gatshme ka mbi 2,600 euro, të cilat i ka deklaruar në emër të bashkëshortes dhe fëmijëve. Për sa i përket borxheve, Hoti thotë se ka mbi 40,700 euro detyrime ndaj personave juridik dhe fizikë.
Kurse zëvendëskryeministri i dytë i Qeverisë së Kosovës, Haki Abazi, në AKK ka deklaruar pasuri të paluajtshme në vlerë mbi 800 mijë euro, përfshirë këtu tri shtëpi, dy banesa të blera në shtatë vitet e fundit dhe një arë të trashëguar, përcjell Telegrafi.
Abazi ka deklaruar edhe letra me vlerë apo aksione në New York prej 140 mijë euro dhe detyrime prej 230 mijë euro.
Disa nga ministrat aktual të Qeverisë Kurti, nuk kanë ushtruar funksione publike, për të cilët mungojnë raportet e deklarimit në AKK.
Albin Kurti, kryeministër
Para të gatshme: 10 mijë euro në emër të bashkëshortes
Pasuria e paluajtshme: 400 mijë euro në emër të bashkëshortes
Borxhe: Nuk ka
Avdullah Hoti, zëvendëskryeministër
Para të gatshme: 2,600 euro
Pasuria e paluajtshme: 233 mijë euro
Borxhe: 40,700 euro
Haki Abazi, zëvendëskryeministër i dytë
Para të gatshme: 140 mijë euro, letra me vlerë/aksione
Pasuria e paluajtshme: 800 mijë euro
Borxhe: 230 mijë euro
Glauk Konjufca, ministër i Punëve të Jashtme
Para të gatshme: Nuk ka
Pasuria e paluajtshme: 387 mijë euro
Borxhe: Nuk ka
Agim Veliu, ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike
Para të gatshme: Nuk ka
Pasuria e paluajtshme: Nuk ka vlerë të deklaruar
Borxhe: 19 mijë euro
Anton Quni, ministër i Mbrojtjes
Para të gatshme: 7,800 euro
Pasuria e paluajtshme: 372 mijë euro
Borxhe: Nuk ka
Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë
Para të gatshme: 60 euro
Pasuria e paluajtshme: 72,500 euro
Borxhe: 19 mijë euro
Besnik Bislimi, ministër i Financave dhe Transfereve
Mungon raportimi në AKK
Rozeta Hajdari, ministre e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjik
Mungon raportimi në AKK
Blerim Reka, ministër i Integrimeve Evropiane
Mungon raportimi në AKK
Lumir Abdixhiku, ministër i Infrastrukturës dhe Ambientit
Para të gatshme: 4,500 euro
Pasuria e paluajtshme: 440 mijë euro
Borxhe: 80 mijë euro
Arben Vitia, ministër i Shëndetësisë
Para të gatshme: 4,500 euro
Pasuria e paluajtshme: 440 mijë euro
Borxhe: 80 mijë euro
Besian Mustafa, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
Para të gatshme: 52,500 euro
Pasuria e paluajtshme: 73 mijë euro
Borxhe: 1,300 euro
Hykmete Bajrami, ministre e Arsimit
Para të gatshme: 5,300 euro
Pasuria e paluajtshme: 387 mijë euro
Borxhe: 80 mijë euro
Emilija Redzepi, ministre e Pushtetit Lokal
Para të gatshme: Nuk ka
Pasuria e paluajtshme: 470 mijë euro
Borxhe: 10 mijë euro
Dalibor Jevtiq, ministër për Komunitet dhe Kthim
Para të gatshme: 100 mijë euro
Pasuria e paluajtshme: 432 mijë euro
Borxhe: Nuk ka
Vlora Dumoshi, ministre e Kulturës
Para të gatshme: 200 euro
Pasuria e paluajtshme: 50 mijë euro
Borxhe: 10 mijë euro
Ivan Milojeviq, ministër i Zhvillimit Rajonal
Mungon raportimi në AKK. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Posta e Kosovës vë në qarkullim pullat postare "Sali Çekaj, heroi i Kosovës"
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Mustafa: Kosova me rritje të ngadalësuar ekonomike, Qeveria të koordinohet me aleatët
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur