LAJMI I FUNDIT:

Macron ka dyshime për planin e paqes për Lindjen e Mesme të presidentit Trump

Macron ka dyshime për planin e paqes për Lindjen e Mesme të presidentit Trump

Presidenti francez Emmanuel Macron të enjten hodhi dyshime nëse plani i paqes për Lindjen e Mesme, i zbuluar nga Shtetet e Bashkuara këtë javë do të kishte sukses.

“Unë besoj në dy sovranitete”, citohet t’i ketë thënë Macron gazetës Le Figaro kur u pyet nëse ai besonte në “zgjidhje dy-shtetesh”, pa hyrë në detaje.


Presidenti francez gjithashtu tha se ai nuk do të paraqesë planin e tij të paqes, por la të kuptohet se plani i presidentit amerikan Donald Trump mund të përballet me vështirësi.

Franca të mërkurën komentoi propozimin e Trumpit, i cili është quajtur “Marrëveshja e Shekullit”, duke thënë se beson në një “zgjidhje dy-shtetesh” të konfliktit izraelit-arab.

“Franca mirëpret përpjekjet e Presidentit Trump dhe do të studiojë me kujdes planin e paqes që ai paraqiti”, tha ministria e jashtme në një deklaratë.

“Franca do të vazhdojë të punojë me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën dhe të gjithë ata që mund të kontribuojnë në arritjen e këtij objektivi”, thuhet në deklaratë.

Macron ka thënë në të kaluarën se ai nuk i var shpresat e tij në planin e paqes së Trump.

Javën e kaluar, gjatë vizitës së tij në rajon, Macron u takua me kryetarin e Autoritetit Palestinez (PA) Mahmoud Abbas dhe ripohoi mbështetjen e vendit të tij për procesin e paqes në rajon në bazë të zgjidhjes dy-shtetërore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori