LAJMI I FUNDIT:

LDK: Pavarësisht veprimeve të njëanshme nga LVV-ja, jemi të hapur për marrëveshje

LDK: Pavarësisht veprimeve të njëanshme nga LVV-ja, jemi të hapur për marrëveshje

Ndonëse ende nuk kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratike të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje sot i ka dorëzuar presidentit Hashim Thaçi, emrin e Albin Kurtit si mandatar për formimin e Qeverisë.

Pavarësisht këtij veprimi që po cilësohet i njëanshëm nga LDK, të njëjtit thonë se janë të hapur për marrëveshje.

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti në një prononcim për Telegrafin u shpreh se Lëvizja Vetëvendosje duhet ta marrë përgjegjësinë për krijimin e institucioneve.


“Arritja e marrëveshjes është në dorën e VV-së. Pavarësisht veprimit të njëanshëm më 26 dhjetor 2019, si dhe letrës së gjatë me cilësime të pavend e të panevojshme që pranuam në javën që shkoi, ne ende mbesim të hapur për marrëveshje. VV-ja duhet të marrë përsipër përgjegjësinë në krijimin e institucioneve të reja sipas kushtetutës”, u shpreh Hoti.

Kurti: Ende nuk kemi marrëveshje me LDK-në, po presim t'i kthehemi bisedimeve
Lexo po ashtu Kurti: Ende nuk kemi marrëveshje me LDK-në, po presim t'i kthehemi bisedimeve

Hoti më tej theksoi se kanë bërë tri kompromise për të arritur marrëveshjen.

“Ne kemi shprehur gatishmërinë për të punuar së bashku. Ne kemi negociuar me ta një program qeverisës për tri javë rresht. Ne kemi bërë tri kompromise për të arritur marrëveshje. Tani është në dorën e tyre”, tha Hoti.

Ndryshe, lideri i LVV-së, Albin Kurti përmes një video mesazhi tha se sot se ende nuk kanë arritur marrëveshje me LDK-në, por se duhet dhe janë të gatshëm të kthehen në tavolinën e bisedimeve.

“E theksoj përsëri: nuk mund të kthehemi në të kaluarën, nuk mund të kthehemi në vitin 2019. Ata s’e kanë pranuar propozimin tonë të fundit, ndonëse, ndryshe nga dakordimi, nuk e trajtuan fare në Këshillin e tyre të Përgjithshëm. Qëndrimi se takohemi vetëm për ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, pra, qasja ‘Merre ose lëre’, do të thotë lëre. Unë besoj se ne mund të kthehemi dhe e kemi detyrim ndaj të gjithë jush që të kthehemi në tavolinën e bisedimeve, për të mos dalë nga ajo deri në gjetjen e një gjuhe të përbashkët dhe arritjen e marrëveshjes sonë”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analiza e

Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride

Siguri
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës

Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës

Lajme
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje

Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje

Politikë
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Kalo në kategori