Jeta për ta është veç se një mjerim. Gati 10 vjet janë bërë kur dy anëtarët e familjes Alidemaj po jetojnë në një kontejner në Prishtinq, i cili nuk është vend për të jetuar njeriu.
Veç kushteve të rënda ekonomike, nënë e bir kanë edhe probleme mendore, çka po e vështirëson edhe më shumë jetesën e tyre në atë vend.
“Më mbyti shpina tu më djeg bre”, thotë 61-vjeçarja Zylfije Alidemaj, e sëmurë, derisa rri e shtrirë në këtë vend të ftohtë po tregon për dhimbjet që po ia përshkojnë trupin.
Shikon në drejtim të derës, se kush po vjen të iu ndihmojë.
Në një dhomë flenë, përgatisin ushqim, e kryejnë nevoja të tjera. E ushqimin që po e sigurojnë me ndihmën sociale mujore, mund të jetë edhe i dëmshëm për ta.
Çdo cep i kësaj dhome ku kanë gjetur strehim, e ka mbuluar myku, derisa kundërmon edhe nga era e vjetërsisë dhe lagështisë së mureve.
“Kerkun hiç, nuk ki ku mu pastru.. po lypi me banu dikun”, thotë ajo.
Alidemaj ka vetëm një kërkesë.
“Kam nevojë me më ndihmu dikush me dal prej ktuhit”, shprehet ajo.
Përveç ndihmës sociale, djali i saj thotë se nuk kanë të ardhura tjetër.
Në varfëri e gjendje të mjerueshme të dy këta po jetojnë si më keq.
“Për banim ne jemi duke pritur, jemi duke pritur për banim”, thotë ai.
Të afërm të tyre të cilët e kanë lajmëruar rastin, thonë se dy anëtarët e familjes Alidemaj po jetojnë në gjendje të mjerueshme, duke shpresuar vetëm në shoqatat bamirëse për ndihmë.
Për këtë drejtori i Shërbimeve Sociale në Komunën e Prishtinës, Dren Kukaj thotë se nuk ka banesa të lira që mund t’i ofrojnë kësaj familje. Megjithatë, sipas tij, komuna është e gatshme që t’ia paguajë qiranë.
“Në shpalljen e fundit është bërë për 50 banesa sociale në Hajvali, kjo familje nuk ka arrit të marrë pikët e nevojshme që të pajiset me një banesë. Pra, për këtë arsyeje nuk është pajisur, nuk është që ne kemi banesa, dhe e kemi refuzuar. Mirëpo ne i kemi ofruar zgjidhje kësaj familje, duke iu ofruar mundësi që të ia paguajmë qiranë ne si komunë. Ndonëse kam pasur problem me disa familjarë të atyre, për shkak se nuk është që i kanë ecur dokumentacioneve ashtu siç kemi kërkuar”, thotë Kukaj.
Kukaj mes tjerash thotë për KosovaPress, se është takuar me familjarë të kësaj familje që kanë shprehur vullnetin që t’i ndihmojë kësaj familje.
Kontejneri në të cilin po jetojnë gati që një dekadë familja dy anëtarëshe është rreth 200 metra prapa Qendrës së Mjekësisë Familjare në Kodrën e Trimave, pranë një çerdheje. E derisa gjendet një banesë për ta, dy anëtarët e familjes Alidemaj mbetën në mëshirën e fatit./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë
Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar
Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak