LAJMI I FUNDIT:

Ronaldinho: Messi nuk kishte nevojë për asgjë nga unë kur erdhi te Barcelona, ishte ndryshe nga gjithë të tjerët

Ronaldinho: Messi nuk kishte nevojë për asgjë nga unë kur erdhi te Barcelona, ishte ndryshe nga gjithë të tjerët
Lionel Messi - Ronaldinho (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Legjenda braziliane e futbollit, Ronaldinho, beson se Lionel Messit nuk i duhej asgjë prej tij, pas bashkimit me skuadrën e parë të Barcelonës.

Fituesi i Kupës së Botës 2002 arriti në Camp Nou në vitin 2003 dhe ishte në klub kur një adoleshent me emrin Messi filloi punën në ekipin e parë të katalunasve.


Pasi dha një asistim të mirë për golin e parë të argjentinasit, Ronaldinho do të vazhdonte të krijojë një partneritet të efektshëm me Messin në sulm.

Griezmann: Lojtar si Messi mund të mos shohim kurrë më, ose vetëm çdo 40 vjet
Lexo po ashtu Griezmann: Lojtar si Messi mund të mos shohim kurrë më, ose vetëm çdo 40 vjet

Ndërsa, dukej se po ndihmon Messin të vendoset në Barcelona, b​raziliani është i bindur se ndikimi i tij nuk ishte i nevojshëm, pasi sipas tij ai ishte gjithmonë i destinuar të shkëlqente.

“Kur arrita në Barcelona, ​​tashmë ishte folur për një fëmijë [Messi] i cili qëndronte jashtë ekipit”, ka thënë fillimisht Ronaldinho për revistën Panenka.

Ronaldinho dhe Messi në fillet e karrierës së argjentinasit (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

“Atëherë ne ishim miq; filluam të luanim së bashku dhe u zhvilluam shumë mirë. Ai arriti të ishte ndryshe nga të gjithë të tjerët dhe ne biseduam me Frank Rijkaard në mënyrë që ai të vinte të stërviste me ne – gjithçka ishte shumë shpejt”.

“Unë kam qenë me fat që i dhashë pasimin për golin e tij të parë”.

Ronaldinho, Messi dhe Eto’o me trofe individual (Foto: Luis Bagu/Getty Images/Guliver)

“Me kalimin e kohës, është shumë bukur të shohësh dikë që është kaq afër teje dhe pastaj pushton botën”.

“Ne ishim gjithmonë të afërt. Ne mësuam gjëra, ai më mësoi spanjisht dhe unë i mësova atij gjuhën portugeze, por me topin e kuptuam njëri-tjetrin në mënyrë të përsosur”.

Sorin: Messi është një jashtëtokësor dhe meriton të fitojë një trofe me Argjentinën
Lexo po ashtu Sorin: Messi është një jashtëtokësor dhe meriton të fitojë një trofe me Argjentinën

“Do të mbetem i mahnitur nga sa i qetë është ai. Kjo është diçka që unë e dua shumë për të; ai kurrë nuk futet në telashe, ai është gjithmonë me familjen e tij dhe ata që janë afër tij”.

“Leo ka gjithçka, ai nuk kishte nevojë për asgjë nga unë”, përfundoi ylli brazilian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori