Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama, ka bërë me dije se në vitin 2020 kjo forcë ka disa objektiva para vetës.
Gjenerali Rama tha se ky vit do të jetë më shumë i fokusuar në trajtimin dhe zhvillimin profesional të të gjithë njësive të FSK-së, duke marrë parasysh mandatin dhe misionin e ri
“Edhe për vitin 2020 i kemi objektivat e qarta. Ne kemi një plan gjithëpërfshirës të zhvillimit. Pra, kemi planin në detaje për secilën njësi se çfarë detyra dhe obligime ka si në kuptimin e ngritjes profesionale, të pajisjeve, infrastrukturës dhe të gjitha elementeve të tjera. Domethënë, prioritetet tona do të jenë të bazuar në objektivat strategjike të ministrisë dhe ne jemi të obliguar që ato objektiva strategjike t’i realizojmë, duke u bazuar në planin tonë gjithëpërfshirës. Ky vit do të jetë më shumë i fokusuar në trajtimin dhe zhvillimin profesional të të gjithë njësive, duke marrë parasysh mandatin dhe misionin e ri. Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes (TRADOK) do të jetë prioriteti yni sepse do t’i ndërtojmë ato kapacitete trajnuese që janë të nevojshme për misionin dhe mandatin e ri. Për këtë do të kemi përkrahje edhe nga ana e partnerëve tanë dhe nuk shoh ndonjë sfidë”, ka thënë Rama, për gazetën “Epoka e re” .
“Ndërsa në vitin 2020 pritet të arrijnë ato pajisje, sepse pajisjet e mbrojtjes janë pak më specifike dhe kanë procedura kohore të posaçme që marrin kohë deri të prodhohen duke u bazuar në kërkesat tona. E rëndësishme është që në 2019 i kemi përmbushur nevojat dhe kërkesat në bazë të mundësisë buxhetore. Pra, kemi nënshkruar kontrata të rëndësishme dhe rezultatet do të shihen këtë vit”, ka deklaruar komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama.
Ai ka theksuar se tanimë FSK-ja është shumë më e përgatitur, më e trajnuar dhe shumë më mirë e pajisur.
Rama ka shtuar se një e arritur tjetër që kanë pasur në vitin që lamë pas ka qenë rekrutimi i 700 ushtarëve të rinj, ku janë kryer edhe trajnimet bazike. “Kemi arritur që edhe 200 të tjerë t’i kthejmë nga komponenti rezervë në atë aktiv. Pra, FSK-ja vitin 2019 e ka përmbyllur me 900 ushtarë të rinj”, ka bërë me dije Rama.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Ambasadori italian: Letra e Gërvalles e pa vlefshme, propozimi i BE-së të dërgohet në Kushtetuese
Takimi Kurti-Allen, kryeministri shpreh shqetësimin për kërcënimet nga Serbia dhe lënien në liri të Radoiçiqit
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare