LAJMI I FUNDIT:

Kulusevski: Nuk largohem në janar

Kulusevski: Nuk largohem në janar
Dejan Kulusevski (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Ylli i Atalanta, Dejan Kulusevski është zotuar se do të mbetet deri në fund të huazimit të tij te Parma dhe vendimin për të ardhmen do ta marr në fund të sezonit.

Kulusevski ka qenë i lidhur shumë me lëvizjen e tij te Inter dhe Manchester Unitedi në janar pasi befasoi të gjithë me paraqitjet e tij te Parma në këtë gjysmë sezon.


Sidoqoftë, suedezi e bëri të qartë se ai ishte i përqendruar vetëm në vazhdimin e zhvillimit të tij në Tardini dhe të ardhëm do ta vendos në verë.

Interi pajtohet me Atalantan për Kulusevskin, mbetet vetëm Parma për t'u bindur
Lexo po ashtu Interi pajtohet me Atalantan për Kulusevskin, mbetet vetëm Parma për t'u bindur

“Kur mendoni për të ardhmen, ju harroni të tashmen”, ka thënë fillimisht Kulusevski për SVT.

“Kjo është arsyeja pse tani, unë jam duke menduar vetëm për tu përmirësuar më shumë çdo ditë. Unë sigurisht nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”.

“Jam i përqendruar në përmirësimin tim dhe do të marr një vendim në fund të sezonit”, përfundoi suedezi.

Unitedi rivalizon Interin dhe Juventusin, Djajtë kanë gati ofertën për Kulusevskin
Lexo po ashtu Unitedi rivalizon Interin dhe Juventusin, Djajtë kanë gati ofertën për Kulusevskin

19-vjeçari deri më tani ka shënuar katër gola dhe ka siguruar shtatë asistime në 17 paraqitje në Serie A për Parman.

Suedezi kryesisht luan si mesfushor i krahut të djathtë, megjithëse ai mund të luajë edhe në mes, ndërsa ndihmoi Atalantan të fitojë titullin te Primavera në sezonin e fundit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City

Bernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City

Premier League
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Për herë të parë në histori të Ligës Premier, gjyqtari i ndeshjes do të mbajë një videokamerë në kokë

Për herë të parë në histori të Ligës Premier, gjyqtari i ndeshjes do të mbajë një videokamerë në kokë

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori